Prej 1 viti në Tiranë, ka filluar të funksionojë një nismë e qujtur “Scriptum n sonus”, një klub letrar krejt origjinal, shumë i veçante dhe afër të rinjve, i cili bashkon tre zhanre te ndryshme artistike në një: letërsinë, muzikën dhe artet pamore. Të ftuara në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv, Jerida Sakaj, Dr. ekzekutive dhe Xhoana Sulaj, skenariste treguan më tepër rreth këtij klubi që ka arritur të përthithe pranë vetes një sërë lexuesish të harruar që e duan letërsinë.
Poezia nuk është asnjeherë demode mendoj unë, poezia ka ekzistuar, do ekzistojë dhe do vazhdohë edhe përtej brezave. E rëndësishme është që ne të kthejmë vëmendjen tek poezia dhe ndoshta për të gjithë ata që janë nostalgjikë të dëgjojnë të gjitha poezitë që janë pasur përzemër dikur. Për brezin e ri që nuk e njohin një pjesë të mirë të poetëve , ti njohin këta poetë. Dhe duke i futur të gjithë brezat së bashku atëherë bëhet një gjë që tërheq të gjitha moshat. Poezia nuk del kurrë nga moda, kjo pastaj është edhe forma sesi ti e sjell për të tërhequr më shumë të rinjtë.
Jerida Sakaj, Dr. ekzekutive
Me ane të kombinimit të letërsisë, muzikës dhe arteve “Scriptum n sonus” perçon artin letrar, muzikor e pamor në klubet e natës me anë të netëve live, duke i kthyer këto klube për pak orë ne klube letrare, ku publiku gëlltit shijon vargje shqiptare dhe të huaja të punuara dhe interpretuara mjeshtërisht.