Drejtuesja e INTERPOL-it, që mori pjesë në operacionin për shpëtimin e Alvinit tha se për 11-vjeçarin tani fillon një jetë e re, ndërsa tregoi edhe rrugëtimin derisa u nxor nga kampi. "Ai është një kamp për jetimët, por Alvini nuk është ashtu, pasi ai ka babanë. Më në fund Alvini u largua nga kampi, arriti në Damask dhe Bejrut. Alvini ishte i buzëqeshur megjithë atë që ka kaluar, kartëvizita e tij është ajo.
Nuk flet më italisht, pak shqip, por mendoj se do ta rikuperojë, pasi familja e tij jeton në Itali. E patëm sigurinë se ai kishte besim te ne, se nuk pati në asnjë moment rezistencë. Qëndruam në hotel, ka ngrënë patatina, ka luajtur me telefon, ka qenë shumë i lëvizshëm, tani fillon jeta e tij e re, nuk mendoj se do të jetë e thjeshtë. Alvini nuk donte të flinte, donte të luante. Sot mbajtëm premtimin, që babai i tij i tha se do ta sillnim në shtëpi" tha ajo.

Lajmi kryesor:
Merr fund vuajtja e vogëlushit/ Alvini arrin në Itali, përqafim mes lotësh dhe emocionesh me babanë e motrat (VIDEO-Momenti i takimit)
/Shqiptarja.com
