Dasma e Zadrimës”, një nga traditat më të bukura kulturore të Lezhës, u soll nga nxënësit e shkollës Gjovalin Gjadri në një aktivitet me fokus në traditën, mikpritjen dhe promovimin e kulturës lokale.

Mes elementëve karakteristikë të dasmës së dikurshme zadrimore e sidomos vjeshjes unike, nxënësit përçuan rëndësinë e ruajtjes së këtyre vlerave.

“Traditat, nuk mund t'i zbatojmë sic kanë qenë dikur. E kupton koha ka evolu por s'duhet me harru traditën e me kujtu prej ku vijmë” tha një prej tyre

“Kjo traditë po ruhet shumë nga të rinjtë. Duhet mos harrojmë këtë kulturë që kemi ne” shtoi një tjetër.

Krahas nxënësve, mësuesve dhe banoreve të zonës, festës iu bashkuan edhe turistë të huaj.

“Po kalonim këtu dhe rastësisht dëgjuam muzikë. Ju bashkuam këtij aktiviteti dhe po na pëlqen shumë. Shumë i bukur organizimi dhe mbi të gjitha ushqimi po na pëlqen shumë. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe po kalojmë shumë mirë” tha një prej tyre.

Drejtori Rajonal i Arsimit ne Lezhë, Hasan Muça theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për të jetësuar kulturën dhe traditën e zonës.

“Të dashur të pranishëm, kurrikula e ardhmes tonë nuk mund të jetë e ndritur nëse ne nuk do vazhdojmë të mbajmë e fortë pas kaluarës së ndritur që brezat tanë e krijuan. Merreni te si një amanet dhe përcilleni te brezat. Kjo është historia jonë dhe kjo është krenaria jonë” tha Hasan Muça drejtor i DRAP, Lezhë

Veshja tradicionale e nuses zadrimore është ndër më të veçantat në Shqipëri me shumëllojshmëri stolish, shamitë e mëndafshta shumëngjyrëshe dhe elementet dekorative.