Se shpejti del në treg Samsung Galaxy X, shikoni risitë e reja që sjell

Se shpejti del në treg Samsung Galaxy X, shikoni risitë e reja që sjell

Samsung do të rikthehet me një aparat që kujton smartphonët e palosshëm të serisë televizive WestWorld.

Disa detaje, tashmë janë bërë publike:

E para, prodhimi po fillon.

Së dyti, Galaxy X, smartfoni i shumëpërfolur i palosshëm i koreanëve, do të shfrytëzojë këtë veti për t’u propozuar si hibrid mes telefonit dhe tabletit.

E treta, ai do të dalë në qarkullim gjatë vitit 2019.

Ndërsa e katërta…ai do të ketë plot tre ekrane oled. Ekranet, sipas zërave, do të jenë të lidhur mes tyre përmes një mikro zinxhiri metalik.

Në këtë mënyrë, përdoruesi mund të ndërtojë dispozitivin që i nevojitet më shumë në një moment të ditës, duke përthyer apo zgjeruar ekranin e duke kaluar nga një smartphon rreth 7 inch në një tablet diagonal, të rëndësishëm.

Edhe pse llogaritë mbi dimensionet janë ende pak konfuze. Pavarësisht se duhet ende kohë, drejtuesit e kolosit koreano jugor, nuk e fshehin se ndonjë prototip është prodhuar dhe është parë në panairet e specializuara të këtij viti.

Plani i projektimit duhet të përfundojë sidoqoftë qershorin e ardhshëm dhe pjesa e parë, testuese, 500 mijë deri në 2 milionë aparate, do të shkojë në prodhim gjatë verës.

Rikthehet samsung ne risi të reja

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja