Së shpejti Forcës Ajrore shqiptare i shtohen helikopterët “Black Hawk”, Kim: Krah për krah si aleatë të denjë (VIDEO)
Në një ceremoni të veçantë, të zhvilluar në bazën ajrore të Farkës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore shqiptare me helikopterë “Black Hawk”.
Redaksia 29 Maj 2020, 09:48 | Përditesimi: 29 Maj 2020, 13:32
Forcës Ajrore shqiptari do t'i shtohen edhe helikopterët 'Black Hawk', të cilët shumë shpejt do të mbërrojnë në Shqipëri nga Amerika.
Kontrata u nënshkrua nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Për ministren Xhaçka, ky kontribut rrit kapacitetet e Forcave të Armatosura shqiptare.
“Jam e lumtur që sot, përmes këtij nënshkrimi i tregojmë qytetarëve tanë se nuk jemi vetëm. Se kemi miq. Se jemi miq. Që do të jemi krah njëri - tjetrit, sidomos në kohë të vështira. Helikopterët "Black Hawk" që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë të gjithë tregues të ringritjes së Forcës Ajrore me hapa të sigurt dhe në krah të aleatit strategjik. Edhe pse kapacitetet e Shqipërisë janë ende modeste, unë besoj shumë se vlera e shtuar e kësaj infrastrukture për Aleancën dhe aleatët tanë amerikanë është shumë domethënës. Ne jemi duke punuar shumë për të konsoliduar dhe përmirësuar profesionalizmin dhe gatishmërinë e forcave tona. Ashtu siç do të bëjmë me krijimin e një qendre trajnimi multifunksionale që do të përgatisë personelin tonë për një mori specializimesh të forcave ajrore”, tha ministrja Xhaçka në fjalën e saj.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u shpreh se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë dhe do të vijojnë të qëndrojnë "krah për krah".
Projekti për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë amerikanë të tipit “Black Haëk” mori rrugë një vit më parë gjatë vizitës që ministrja Xhaçka zhvilloi në Gardën Kombëtare e Neë Jersey. Përgjatë një viti ka patur disa trajnime të pilotëve shqiptarë pranë kësaj garde dhe të specialistëve amerikanë pranë Forcës Ajrore për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive për përdorimin e mjeteve të reja, që do të jetë pjesë e flotës ajrore shqiptare.
Falas dhe ishalla dhente zoti mos pacin probleme pilotet.
PërgjigjuPo si lypsa ngelem ne shqiptaret. Vetem falas marrim nuk blejme dot asgje
PërgjigjuTi do vetem bukë kushedi sa herë e ke deklaruar. Ti flet vetem për bukë, akoma nuk je ngopur.