Vetëm prej pak kohësh këngëtari i njohur shqiptar ka zyrtarizuar lidhjen e tij me një vajzë serbo-kroate. Romina Sablic dhe Erik Lloshi kanë nisur pushimet e para si të fejuar në Kemer të Turqisë.
Çifti i njohur kanë publikuar një foto ku duken mjaft të lumtur së bashku. Ajo që vihet re është se nga të dy i kanë duart e bashkuara te barku i Rominës, gjë që na lë të kuptojmë se biondja bukuroshe mund të jetë në pritje të ëmbël.
Foto e publikuar nga këngëtari Erik Lloshi
Mund të themi tashmë se Eriku është njeriu i surprizave, pasi ai i dha fund në mënyrë krejt të papritur me modelen Jola Pogri dhe vetëm brenda dy muajsh prezantoi të fejuarën e tij!
Komento