“Nuk jam unë ai që bllokoj gjyqin por janë avokatët që caktoni ju që nuk vinë, i drejtoheni kryeministri me letra për gjyqin tim por është gjykata që jep drejtësi dhe nuk merret këshilli ministrave me gjyqe” është shprehur Dajti në seancë.
Dajti ka argumentuar se vonesat nuk janë shkaktuar prej tij, por prej tërheqjes së herëpashershme të avokatëve, të cilët caktohen nga Gjykata dhe jo nga qeveria. “Keni një listë me 300 emra, thërrisni edhe 250 të tjerët të paraqiten për të bërë mbrojtjen time dhe nëse edhe ata nuk pranojnë, ky nuk është faji im”, ka deklaruar Dajti.
Gjyqtarët i kanë kërkuar të pandehurit Dajti të qëndrojnë brenda kuadrit ligjor të seancës gjyqësore, ndërsa kanë vendosur ta shtyjnë edhe këtë herë seancën për të akuzuarin për vrasjen e policëve.
Në përfundim trupi gjykues vendosi dy avokatë të rinj kryesisht Lirie Vathi dhe Luan Buzhiqi si dhe shtyu seancën për më datë 26 shkurt.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)