Seanca e sotme u shty, Tritan Shehu: Denigrim i parlamentit nga kryeministri sulltan! Krashi: Mosbindje nuk do të thotë djegie dhe thyerje karrigesh

Seanca e sotme u shty, Tritan Shehu: Denigrim i parlamentit nga kryeministri sulltan! Krashi: Mosbindje nuk do të thotë djegie dhe thyerje karrigesh

Frontline

Paralelisht me ardhjen e Erdogan sot ishte parashikuar një seancë plenare në Kuvend, e cila u pezullua për një javë më pas. Opozita kishte paralajmëruar aksion në Kuvend nëse do kishte seancë plenare.

Në ‘Frontline’, deputeti Tritan Shehu theksoi për Marsela Karapançon se shtyrja e seancës ishte një akt i turpshëm, penal dhe denigrim që i bëhet parlamentit.

'Është parlamenti që komandon  këtë vend. Është denigrim që i bëhet parlamenti. Nga kryeministri që është kthyer në sulltan. Askush në botë nuk ka të drejtë të na përzerë nga shtëpia njonë. Është vendimi më i turpshëm në parlamentarizëm. Është grusht shteti për të shkatërruar parlamentin. Është akt penal që i bënë parlamentit. Nuk bëhet të tilla veprime. Imagjino në itali ti thotë kreu i parlamentit në 10 të natës që nuk do mblidhet.'

Lavdrim Krashi duke folur për aksionin e opozitës, nuk e sheh si mosbindje civile, pasi diçka e tillë nuk është me djegie dhe thyerje por marshim paqësor.

'Mosbindja është formë proteste paqësore, nuk do të thotë djegie, thyerje karrigesh. Mendoj se nuk ka krizë politike në sensin që thotë opozita. Ka krizë në PD dhe këtë krizë ja kalon shqiptarëve. E kalon tek ne. Ne nuk ja kemi për borxh. Protesta nuk matet me sa djeg, sa pronë shkatërron. Protesta mund të jetë efektive edhe me 1 person.'

Lisander Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së thekson se misioni i opozitës nuk është që të vijë në pushtet Berisha apo Meta, por të ketë një qeveri besimi që garanton votën e lirë.

'Situata në Shqipëri tejet e rëndë. Rrogat nuk janë rritur deri para pak muajsh. Ikja e të rinjve ka ulur prodhimin vendas. Shqiptarët janë në krizë të thellë politike dhe institucionale. Kush është detyrë e opozitës? A duhet të pretendojmë se jemi mirë? Apo të ketë një pluralizëm normal që qytetarët të vendosin me votë. Opozita nuk mund të rrijë në bufe. Misioni i shpallur nuk është t’ja marrim pushtetin Ramës dhe të vijë Berisha apo Meta. Është për një qeveri besimi që procesi zgjedhor të menaxhohet nga patronazhistë, si ministri i dosjes 184. Nuk duam proces zgjedhor fallso.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
'Mosbindja civile vazhdon', deputetja e PD-së: Qeverinë teknike e kemi në dorë

1728587926_ildadhori.jpg

Deputetja e PD-së Ilda Dhori zbuloi qëllimin e PD-së me mosbindjen civile dhe si do vijojë ajo.

Në 'Frontline' Dhori theksoi për Marsela Karapançon se do ketë qëndrueshmëri dhe vijim të aksionit. 

'Skenari jonë me mosbindjen civile. Do vazhdojmë. Kanë qenë akte simbolike. Jemi në një aksion. Kam bindjen që marrja e asaj që kërkojmë është vetëm në dorën e opozitës. Se sa jemi të gatshëm të vijojmë qëndresën tonë dhe të mos tërhiqemi nga kjo ku jemi futur. Dhe të zgjojmë qytetarët nga letargjia. Rama që të mos bëhej lajm aksioni i opozitës i vuri çelësin parlamentit. Kulmi i dhunimit të parlamentarizmit. Është në dorën e opozitës. Qëndrueshmëri, vazhdim aksioni. Mbledhje e aksionit.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 11/10/2024 15:29

    O Tritan i Masarit.Parlamentin e degraduat Ju,me dhunen ,zjarrin, shkulje mikrofonash,etj.Ato qe keni bere ne parlament meritojne Burg.Por drejtesia e Argites keshtu gjukon:- deputetet Kane te drejten te bejne dhe krimet ,Edhe veprime terroriste,madje Edhe te vrasin,si Saliu dhe Gazgej juaji.Ne ketu jemi Ju shohim,bejme vleresimin dhe Ju japin c'ju takon.Por ne Burg nuk iu fusim dot,sepse eshte kompetence e Argitasve.Jane pushtet te ndara,argitasit ligjin,ne,Populli leshon.

    Përgjigju
  • prasi: 11/10/2024 10:22

    Tritan PRASI Erdoğan është president i Turqisë,prasi që të futën në bythë të ka hequr memorien,kur erdhi bushi jo vetëm që u bllokuan rrugët por te rruga e Durrësit nuk lejuan asnjë njeri të dali në rrugë apo në dritare.....

    Përgjigju
  • Linda: 11/10/2024 06:58

    Se cfare i duhet Shqiperis dhe kur e ka ne dore vetem populli shqiptar qe per monentin nuk eshte ne gjume letargjik por i zgjuar 24 ore per tju treguar vendin juve dembelave endacakeve te rrugave te opozites qe mblidhni 5 grabitqar shpiash dhe disa adoleshent i armatosni me gure,shkopinj dhe motollof per te djegur dhe shkaterruar e ne fund thoni se paskeni ne dore qeverin teknike!!!!!Parlamenti u mbyll per arsye te larta sigurie per te ftuarin e nderit zotin Erdogan te Turqis qe ruhet dhe mbrohet nga asfalia me e fuqishme e botes dhe do ju linin juve langaraqeve te mire paguar nga kriminel Berisha te benit skenat tuaja te aq te turpshme dhe te neveritshme perpara parlamentit kuvendit te popullit te mrekullueshem shqiptar!

    Përgjigju
  • tefik: 10/10/2024 23:51

    Kur flet edhe Tritan Shehu qe deri dje i lepinte bythen Enver Hoxhes.I thone beme baba te te ngjaj se I jati vodhi florinjte e anglezeve gjate luftes dhe shpetoi pa henger plumbin edhe ky vodhi me Shqiponjen sa plasi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar