Intervista e Metës në Frontline/ Prençi: U angazhuan Forcat Operacionale për arrestin, vendimi i GJKKO nuk e thoshte! Kikia: Nëse dënohet si Nexhmija për kafe, dështim

Ilir Meta, nga qelia e 313 dha një intervistë ekskluzive në ‘Frontline’ Report Tv për moderatoren Marsela Karapanço. Përgjigjet e Metës u diskutuan në studion e Frontline me të ftuarit. Sekretari i Pl-së, Tedi Blushi thekson edhe një herë tjetër se arrestimi i Metës, ishte banditesk, që e deligjitimon të gjithë procesin.

'Çdo shqiptar patriot, çdo shqiptar që ka respekt për shtetin ligjor, për kushtetutën dhe dinjitetin njerëzor nuk mund ta cilësoj si normal atë ndalim, si të ligjshëm. Ishte një rrëmbim, kriminal, terrorist i një ish zyrtari të lartë. Kurrë nuk iu shmang thirrjeve të drejtësisë. Nuk iu shmang thirrjeve të SPAK të DumDumanit. Nuk ka tjetër vlerësim për atë ndalim, përveçse terrorist, i paligjshëm, banditesk. Policia e Edi Ramës nuk ka dhënë shpjegim për trupën dhe skuadrën banditeske që mori pjesë në këtë arrestim kriminal në shkelje të çdo Konvente. Një ndalim që e zhbën, e delegjitimon gjithë procesin.

Këta banditë për të cilët policia nuk jep sqarim që morën pjesë në aksion kriminal me maska, trajtuan në mënyrë çnjerëzore, nuk i kanë treguar asnjë dokument identifikimi. Nuk e kanë sqaruar arsyen e ndalimit. Shkelën sanksionet në kushtetutë. U ndalua forcërisht. U rrëmbye me forcë.'

Meta sipas Blushit nuk kishte asnjë motiv të arratisej dhe përballjes nuk i është shmangur kurrë.

'Nuk është Ilir Meta nga ata që arratiset, nga ata që i shmanget përballjes. Ka qenë dhe tek parlamenti i kërpëratave. Ka qenë dhe sa herë është thirrur në SPAK. Kemi të bëjmë me një rrëmbim.'

Gazetari Anri Bala beson se ka një pjesë të videos që nuk është publikuar ku duket se Meta kundërshton arrestin ndaj tij.

'Nuk është problemi tek arrestimi. Kemi gjykuar atë minuta që kemi parë. Videon e plotë nuk e kemi parë. Besohet se video është më e madhe se kaq. Dyshohet se Metës iu kërkua disa herë që të bëhej shoqërimi i tij. Forma e arrestimit është e tepruar. Meta nuk kishte motiv të largohet. Akuza ose vepra penale kanë dispozita ligjore që shkojnë më shumë se 5 vite.'

'Meta nuk mund të ankohet për një sistem që ka qenë bashkëautor. Edhe SPAK është produkt i këtyre.'

Sipas analistit Mentor Kikia, arrestimi i Metës në atë mënyrë ishte si një përgjigje ndaj atyre deklaratave të Metës ndaj SPAK dhe Altin Dumanit.

'Histori e ndarë në dy pjesë, arrestimi i zotit Meta druaj ta quaj politikë. Janë hedhur në tryezë fakte dhe dëshmi të pakundërshtuara. Në aspektin human uroj që zoti Meta të dali i pafajshëm. Mënyra e arrestimit është një tjetër gjë. Edhe pse nuk ka përcaktim ligjor. Më shumë se sa ligji futet etika e funksionimit të institucionit.  Nëse është person i rrezikshëm, në kërkim, arrestimi kështu bëhet. Arrestimi i zotit Meta në atë mënyrë ishte i programuar për të ndodhur ashtu, për të dhënë një mesazh për të dhënë një përgjigje për atë çka Meta përfaqësonte lidhur me institucionin.'

Ndërsa ish-drejtori i policisë Shemsi Prençi vuri në dukje se si nuk është zbatuar vendimi i GJKKO për arrestimin e Metës. Sipas tij, në vendim nuk urdhërohej nga GJKKO përfshirja e forcave operacionale në arrestim, por e SPAK dhe BKH.

'Arrestimi i Metës është bërë politikisht. Në vendimin e GJKKO thuhen ë fund: urdhërohet për ndalimin e personit prokuroria e SPAK, oficerët e BKH dhe OPGJ të drejtorisë së përgjithshme të policisë. Nëse PL dhe Ilir Meta do kishte pasur jurist të vëmendshëm sot drejtori i policisë duhet të ishte i pezulluar nga detyra. Jeni shumë të vonuar Tedi. Drejtori duhet të ishte i pezulluar që ditën e 3 të arrestimit. Vendimi i GJKKO thotë urdhërohen prokurorët e SPAK, oficerët e BKH, nuk thotë Forcat e lëvizjes operacionale.

Drejtori i policisë ka angazhuar forcat operacionale. Nuk thotë vendimi. Gjykatës është treguar i kujdesshëm kur ka nxjerrë vendimin. Të ekzaltuar se i kanë dhënë mesazhin shefit të tyre politik nuk i kanë treguar SPAK se subjekti po kthehej nga Kosova, dhe duhej të ishte SPAK dhe BKH në vendngjarje. E kanë bërë për të dhënë mesazh që regjimi shtyp me këmbë edhe një ish president. Ka shkelje të procedurës.'

Kikia vijoi më tej duke theksuar se Meta nuk duhet dënuar si Nexhmije Hoxha për kafet, por për korrupsionin madhor.

'Me Metën përtej arrestimi, SPAK do duhet në mënryë absolute në gjyq do duhet të ccojë një dosje me prova. Nuk varet thjesht fati i Metës apo Dumanit. Por fati i SPAK, për një institucion të besueshëm për shqiptarët. Drejtësia nuk është arrestimi, është dënimi mbi bazë provash. Nëse do shkojnë në gjyq për kafet si Nexhmije Hoxha do jetë dështim, edhe pse do dënohet. Nëse do dënohet duhet të marrim vesh se po dënohet për korrupsion.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak

 

Sekretari i PL-së Tedi Blushi u shpreh në Frontline se ka përpjekje për ta marrë peng Partinë e Lirisë. Sipas tij mesa duket kjo parti po merret nga brenda partisë teksa thekson se nuk mund të quhemi Parti e Tradhtisë, duke shigjetuar indirekt Monika Kryemadhin.

Blushi po komentonte për Marsela Karapançon intervistën e Metës për Frontline, që tha se ka ikur koha e mashtrimit

'Ka patur përpjekje për ta marrë këtë forcë politike, që u finalizuan me rrëmbimin e kreut të PL. Partia e Lirisë është parti patriotike, nuk mund të jetë Parti e Tradhtisë. Nuk merrem me emra. Nuk i heq asnjë presje presidentit të PL-së. Ndodhemi në kushtet e një agresioni të jashtëzakonshëm, terrori shtetëror që shkoi në rrëmbimin e Metës. Të gjithë strukturat e PL janë në alert, për ta mbrojtur këtë parti edhe me gjak. Ky narko regjim mos ti shkojë në mend se do marrë peng këtë parti. Kjo forcë politike do arrijë një rezultat spektakolar në zgjedhjet 2025.'

Ora 22:43
Shemsi Prençi zbulon në 'Frontline': Një prokuror në detyrë ka folur 113 minuta pa ndërprerje me një personazh të krimit dhe trafikut të drogës

 

Ish-shefi i policisë Shemsi Prençi zbuloi në Frontline se një prokuror në detyrë ka bërë një bisedë 113 minuta me një personazh të krimit dhe trafikut të drogës. Më tej, Prençi kujtoi se SPAK duhej të ishte marrë me dosjen 184 dhe më pas nuk do kishte ndodhur kjo që ndodhi me deputetin e arrestuar Jurgis Çyrbja. 

'Një prokuror në detyrë ka folur 113 minuta pa ndërprerje me një personazh të krimit, trafikut të drogës. SPAK institucioni më i votuar në Shqipëri. E kemi perceptuar se do luftojë korrupsionin. Nuk lufton korrupsionin në nivele të larta. Ndëshkon ata zyrtarë që zhyten në korrupsion. Korrupsionin duhet ta luftojë qeveria se ka qindra mekanizma. Taksat e shqiptarëve, buxheti i shtetit, qeveria duhet të vejë në lëvizje mekanizmat për mbrojtjen e buxhetit të shtetit. Nuk funksionon mekanizmi i luftës kundër korrupsionit në qeveri.

Në Shkodër nuk bëhet asnjë operacion pa marrë leje tek grupet kriminale. Nëse SPAK  donte ta mbronte shtetin ligjor ishte dosja 184, sepse në dosjen 184 me zë dhe figurë kapen duke folur për tërmetin e votave në Peshkopi, kryeministri, Ulsi Manja. Manja thoshte presidentin do ta pjekim furrë. Nëse do i çonte para drejtësisë këto që vodhën vota, nuk do kishte ndodhur çështja e Çyrbjes apo lista e kriminelave.'

Ora 22:27
'SPAK nuk duhet të shikojë përkatësinë politike të atyre që futen në burg', Kikia: Nuk është argument kur politikanët e akuzuar thonë 'edhe ti ke vjedhur'

 

Analisti Mentor Kikia shprehet në Frontline se SPAK nuk duhet të shikojë përkatësinë politike të atyre që i ka subjekte. Ndërsa për politikanët nuk e konsideron mbrojtje kur ata futen në burg dhe bëjnë mbrojtje duke thënë se kundërshtari vjedh më shumë.

'Prisnim shumë më tepër, por nëse ndalojmë dhe shohim çfarë kishim, duhet të jemi më realist. Nuk llogaritet me peshë dhe as me numër. Ka një perceptim të gabuar se SPAK duhet të ruajë balancën, duhet të godasë sa majtas dhe djathtas. Peshoren e drejtësisë nuk e ka për të balancuar të arrestuarit. SPAK dhe çdo organ tjetër nuk duhet të shikojë përkatësinë politike të çdo personi  që shkon në burg.

Ajo që nuk shkon në qasjen publike, ajo që politikanët tanë kur vihen në akuzë thonë edhe ti ke vjedhur. Kjo nuk është argument që ti je i pafajshëm. Ajo që ka tronditur SPAK, të gjithë të arrestuarit janë bërë hetim vetëm mbi bazën e kallëzimeve penale të kundërshtarëve politikë. Kanë munguar edhe kallëzimet penale edhe nga strukturat e posaçme të qeverisë.'

Ora 21:59
Përgjegjësia vetëm e Kryemadhit? Gazetari: Nuk ka përgjegjësi individuale në familje! Kur hyri ajo në gjykatë Meta tha fjalë të rënda

 

Duke folur për intervistën e Ilir Metës në Frontline, Anri Bala tha në studio se kreu i PL-së gjatë seancës në gjykatë në momentin kur hyri Kryemadhi ka thënë fjalë të rënda ndaj saj. Më tej ai shton se në familja nuk ekziston përgjegjësia individuale, pra fajin nuk e ka vetëm Kryemadhi.

Prençi: Të bëj një pyetje, është individuale apo kolektive? E dyta kjo drejtësia shqiptare, korrupsionin, mitmarrjen edhe e trajtojnë si një tango që nuk kërcehet vetëm por kur vjen puna për të arrestuar bën selektivitetin.

Bala: Kjo nuk i zbeh akuzat për zonjën Kryemadhi. Këta kanë akuzuar njëri tjetrin, për vila, për vrasje. Edhe sot Meta, në retorikën e përdorur ditën e gjyqit kur erdhi Kryemadhi ka përdorur fjalë të rënda. Kur hyri në gjykatë zonja Kryemadhi. Nuk ekziston përgjegjësia individuale kur bëhet fjalë për familje.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK