Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump siguroi ditën e djeshme se ka patur një bisedë telefonike me presidenten e Meksikës, e cila i ka dhënë garanciën se do ndalojë emigracionin e paligjshëm në kufi. Mirëpo vetë Claudia Sheinbaum u shpreh se kërkoi respektimin e të drejtave të njeriut he jo mbylljen e kufijve.
“Sapo pata një bisedë të mrekullueshme me presidenten e re të Meksikës (...) Ajo ka rënë dakord të ndalojë emigracionin përmes Meksikës në SHBA, duke mbyllur në mënyrë efektive kufirin tonë jugor”, tha Trump përmes Truth Social.
"Meksika do të ndalojë botën të vijë në kufirin tonë jugor, në fuqi menjëherë," shtoi ai në një postim të dytë, dhjetë minuta më vonë, duke theksuar se kjo do të jepte një kontribut të rëndësishëm "për t'i dhënë fund pushtimit të paligjshëm të SHBA", duke shkruar fjalinë e fundit me shkronja të mëdha.
Në bisedën me z. Trump, "Shpjegova strategjinë e përgjithshme të aplikuar nga Meksika për të trajtuar fenomenin e emigracionit, me respektimin e të drejtave të njeriut (...) Ne përsërisim se qëndrimi i Meksikës nuk është mbyllja e kufijve, por ndërtimi i urave midis qeverive dhe popujve. ”, vuri në dukje presidentja meksikan.
Më herët, Sheinbaum foli për bisedën e saj "të shkëlqyer" për çështjet e sigurisë dhe emigracionit me Presidentin e zgjedhur të SHBA-së Trump.
“Ne prekëm strategjinë meksikane për fenomenin e emigracionit”, tha presidentja e Meksikës, e zgjedhur me partinë MORENA (e majta nacionaliste), duke shtuar se ajo i theksoi bashkëbiseduesit se “karvanët (emigrantët) nuk mbërrijnë në veri kufirin (e Meksikës), sepse përgjegjësia për këta njerëz është marrë nga autoritetet meksikane.
En nuestra conversación con el presidente Trump, le expuse la estrategia integral que ha seguido México para atender el fenómeno migratorio, respetando los derechos humanos. Gracias a ello se atiende a las personas migrantes y a las caravanas previo a que lleguen a la frontera.…
— Claudia Sheinbaum Pardo (@Claudiashein) November 28, 2024
Biseda u zhvillua disa ditë pasi republikani përsëriti kërcënimin e tij ndaj vendit të saj, si dhe Kanadasë dhe Kinës, për të vazhduar me një rritje të madhe të tarifave doganore .
Të hënën, Trump përsëriti synimin e tij për të nënshkruar urdhra ekzekutivë për të "imponuar tarifa 25% ndaj Meksikës dhe Kanadasë për TË GJITHA produktet e tyre të importuara në Shtetet e Bashkuara" që nga 20 janari, ditën kur ai bën betimin në pushtet.
Këto tarifa "do të mbeten në fuqi derisa droga , veçanërisht fentanili , dhe të gjithë emigrantët e paligjshëm të ndalojnë (...) pushtimin e vendit tonë!" Trump.
Peso meksikan ra të nesërmen në nivelin më të ulët në 28 muaj. Megjithatë, monedha meksikane u rikuperua pjesërisht dje.