Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e 17 korrikut vazhdon në 12 shtato
PRISHTINË, 4 Shtator /ATSH-Behlul Jashari/.- Seanca konstituive e 17 korrikut e Kuvendit të Kosovës, të zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit, do vazhdojë në 12 shtator, sipas njoftimeve pas takimit sot të kryesueses, deputetes më të vjetër Flora Brovina me përfaqësues të PDK-së dhe të minoriteteve, ku nuk kanë shkuar përfaqësuesit e koalicionit paszgjedhor […]
Seanca konstituive e 17 korrikut e Kuvendit të Kosovës, të zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit, do vazhdojë në 12 shtator, sipas njoftimeve pas takimit sot të kryesueses, deputetes më të vjetër Flora Brovina me përfaqësues të PDK-së dhe të minoriteteve, ku nuk kanë shkuar përfaqësuesit e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputetja Brovina, në 17 korrik përmbylli punimet e seancës konstituive të Kuvendit për atë ditë në mungesë kuorumi, ndërkohë që deputetët kishin dhënë betimin, pasi kishin miratuar Raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, të cilin fillimisht e kishin zgjedhur me 117 vota pro të parlamentit 120 anëtarësh.
Kryesuesja, në momentet e vendimit të saj për ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, fillimisht konstatoi se "nga 120 deputetë, 47 janë të pranishëm".
"Nuk ka kuorum, prandaj seancën e vazhdojmë pasi të merremi vesh. Ju lajmërojmë me shkrim. Faleminderit!
Për shkak të procesverbalit, për sot seanca merr fund. Ju lajmëroj për vazhdimin e seancës me shkrim të gjithëve", është shprehur kryesuesja, deputetja Brovina.
Zhvillimet e seancës deri në këtë përmbyllje nuk janë anuluar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila në 26 gusht publikoi Aktgjykimin, ndërsa u anuluan vetëm zhvillimet e pas kthimit në sallë të 83 deputetëve, të cilët zgjodhën kryeparlamentar kandidatin e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, Isa Mustafën, me 65 vota pro dhe 18 abstenime, si dhe dy anëtarë të Kryesisë së Kuvendit.
Në Aktgjykimin 42 faqesh, mes tjerash thuhej se, "Seanca konstituive e Kuvendit, që ka filluar më 17 korrik 2014, nuk është realizuar plotësisht, konkretisht nuk janë zgjedhur Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Rrjedhimisht, Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstituive duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët në pajtim me nenin 67 (2) në lidhje me nenin 64 (1) të Kushtetutës dhe me Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene dhe në pajtim me këtë Aktgjykim".
Në 21 gusht, Gjykata Kushtetuese e Kosovës mbajti seancën dëgjimore publike rreth mbledhjes konstituive të Kuvendit të Republikës të 17 korrikut. Në seancë merrnin pjesë parashtruesit zyrtarë të kërkesës, si dhe të 14 subjekteve të tjera politike në Kuvendin e Kosovës.
Në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, koalicioni parazgjedhor i PDK-së ka 37 deputetë, koalicioni paszgjedhor 47 (LDK 30, AAK 11 e Nisma 6), Lëvizja Vetëvendosje 16, dhe të gjitha këto subjekte parlamentare shqiptare së bashku kanë 100, ndërsa të komuniteteve pakicë janë 20 deputetët tjerë, 10 prej tyre serbë. Asnjëri nga dy koalicionet nuk ka numrat në Kuvendin e Kosovës për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe qeverinë e re, pasi duhen së paku 61 vota, ndërsa mbështetja nga subjektet e tjera parlamentare është kushtëzuar./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45