Pamje nga Kuvendi i Kosovës
PRISHTINË, 17 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, PDK me paraqitjen e Hajredin Kuçit në foltore paralajmëroi që çështja lidhur me zgjedhjen e kryeparlamentarit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
Më pas deputetja Vjosa Osmani nga koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma ka propozuar Isa Mustafën për kryetar të Parlamentit.
Deputetët e PDK-së - koalicionit parazgjerdhor kanë dalë nga salla, të tjerët kërkojnë të vazhdojë seanca me kryesues të ri, por kryesuesja Flora Brovina, deputetja më e vjetër, nga PDK, është rikthyer dhe insiston që edhe deputetët e tjerë në sallë të dalin në pauzë. Vazhdimi mbetet i paqartë./k.s/






