Seanca maratonë në Kuvend u mbyll orët e para të mëngjesit. Kuvendi ka miratuar me 80 vota pro ligjin për koncesionet dhe partneritetin privat, i cili heq nga lista mundësinë për propozime të pakërkuara, cakton që asnjë kontratë nuk do të lidhet pa pasur studim fizibiliteti si dhe sektorët ku do të jepen koncesione është e njëjtë me atë të BE-së.

Me 80 vota pro u miratua edhe projektligji për gjuetinë. Ndërsa me 87 vota pro u ngrit nënkomisioni për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë. Antoneta Dhima do të jetë nënkryetare, Elda Hoti dhe Saimir Hasalla anëtarë, ndërsa Xhelal Mziu anëtar zëvdnësues.

Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe buxhetin 2026 dhe paketën fiskale.

Disa nga projektligjet e votuara

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 80/2021, “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, të ndryshuar.---80 vota pro, 4 kundër, 0 abstenim

-Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 104/2025 “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.===87 pro, 0 abstenim, 0 kunder

-Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.—80 vota pro dhe 4 kunder

-Projektligji “Për gjuetinë”.—80 vota pro, 9 vota kunder

 


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton me 81 vota pro buxhetin 8.8 mld euro! 100 mln euro për pensionet, nga 1 janari paga minimale rritet në 50 mijë lekë