TIRANE – Për të nëntën herë radhazi ka munguar në seancën gjyqësore ndaj Arben Frrokut, dëshmitari i mbrojtur, identiteti real i të cilit është zbuluar tashmë, Fatmir Vladi.
Por ndryshe nga seancat e kaluara, të cilat në mungesë të tij janë shtyrë, këtë radhë nën masa të rrepta sigurie dhe pa praninë e mediave në sallën e gjyqit, seanca ndaj të pandehurit për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj një vit më parë, ka zgjatur për plot 3 orë.
Avokati Genc Gjokutaj në përfundim të seancës tha për mediat se ka konstatuar shkelje të rënda të Kodit të Procedurës. Sipas tij, dëshmija e Vladit nga organi i akuzës është marrë me shkelje ligjore e për këtë shkak sipas tij, Prokuroria nuk mund ta përdorë si provë.
Fatmir Vladi, deshmitari i mbrojtur nga drejtesia, pretendon se ka pare biznesmenin ne vendin ku u vra Lamaj. Vetem dy jave me pare, ai u be pre e nje atentati te mbetur ne tentative, kur zbuloi se ne makinen e tij i ishte vendosur nje sasi eksplozivi. Prej 15 Shtatorit, kur ndodhi atentati, blutë e Tiranës kanë shtuar masat e sigurisë ndaj tij.
Të pranishëm në ambientet e Gjykatës kanë qëndruar dhe familjarë të Arben Frrokut si dhe të policit të vrarë Dritan Lamaj, teksa për gjykatën senaca tjetër do të zhvillohet të Mërkurën e ardhshme më 8 tetor.
Paçka se jo zyrtarisht, është Prokuroria e cila pretendon se dëshmija e Vladit do të përdoret shumë shpejt në gjyq për të përmbyllur këtë process, i cili zhvillohet prej dy vitesh në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Avokati: U shkel ligji qe garanton pyetjen e dëshmitaritOra 11:50 “Kemi konstatuar shkelje të rënda procedurale, dhe në këtë rast procesi hyn në rrugë pa krye...ata e kanë një dëshmitarë që thonë..ai ka tre katër seanca që nuk po vjen..dhe është shkelur ligji që garanton pyetjen e një dëshmitari...”, u shpreh avokati i Arben Frrokut, Genci Gjokutaj, në përfundim të seancës ndaj të pandehurit Arben Frroku.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Shkodër
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Champions League/ Shakhtar 'i vjedh këpucët' Brestit, fiton edhe Leipzig kundër Sporting! Sot PSG - City, në fushë Interi dhe Milani
22 Janar, 21:04
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar, 20:35
-
Derbi shqiptar në Champions League, Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit
22 Janar, 20:30
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47