Para nisjes së seancës gjyqësore në GJKKO, ish-presidenti Ilir Meta është përfshirë në një bisedë cinike me sekretarin e përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ku tema ka qenë kursi i këmbimit të euros, një çështje që kjo parti e lidh me fenomenin e pastrimin e parave të pista. Duke komentuar prej së largu operacionin e fundit të SPAK ku për herë të parë u lëshua një urdhër arrësit ndaj Salvador Aliut, 50 vjeccarit nga Elbasani që konsiderohet si bosi i bosave të trafikut të drogës, Meta shprehu kërshëri lidhur me zhvillimet e mëtejshme me kursin e euros
“Tedi më thuaj pak të lutem si paraqitet kursi i këmbimit valutor pas këtyre operacioneve e sekuestrimeve, ça janë këto”, dëgjohet të thotë Meta.
Ndërsa Monika Kryemadhi tentoi t’i përgjigjej, Meta kërkoi që përgjigjen ta jepte Blushi.
“Ka rënë ende më shumë, ka rënë në 94 lek. Do bjerë akoma më shumë”, iu përgjigj Blushi, duke i mbajtur ison ish-presidentit.
“Moosss, do ketë remitanca, po çfarë bëni ju në opozitë?”, reagoi Meta, ndërsa Blushi iu përgjigj se opozita është në protesta.
Më pas, Meta e këshilloi bashkëpunëtorin e tij politik që në protestë të theksohet çështja e kursit të euros. ‘Ajo është kryesore’ tha Meta.
Lajmi kryesor:
Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm, më trajtoni si terrorist ukrainas! SPAK kërkon mbi 30 dëshmitarë








