Kreu i PDK, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet në votim formimi i qeverisë së re, hodhi akuza ndaj Albin Kurtit se ka bllokuar vendin prej 8 muajsh nga sjelljet arbitrare. Krasniqi tha se ka ardhur koha që Kurti të dëshmojë se i ka numrat dhe të hedhë qeverinë e re në votim.

“Kanë kaluar mbi 8 muaj që jemi të bllokuar nga sjelljet arbitrare të partisë që ka fituar numrin më të madh të deputetëve, kemi qenë dëshmitarë të një fjalamania kemi apo s’kemi vota. Ne si PDK koha  e fjalëve ka marrë fund, koha është që të verifikoni atë që keni dhënë që keni arritur shumicën e re parlamentare. Ka mbi 8 muaj duke thënë se konstituimi i kuvendit është përgjegjësi e deputetëve ndërsa themelimi i qeverise është përgjegjësi e jotja, tani u bëj ftesë ta dëshmoni këtë përgjegjësi duke e hedhur në votim qeverinë e re”, tha Krasniqi.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Kurti dështon të formojë qeverinë e re: Askush nuk pranoi bashkëqeverisje! Nuk mori 61 votat e nevojshme! 56 deputetë votuan pro, 52 kundër