TIRANË - Sot, më datë 17 dhjetor 2024, ora 13:00, u çel seanca për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, e cila u njoh me praktikën dokumentare të dërguar nga Gjykata e Lartë më datë 16 dhjetor 2024, paraqiti një kërkesë me shkrim për shtyrjen e seancës. Ajo kërkoi kohë të mjaftueshme për të përgatitur dhe paraqitur një opinion lidhur me qëndrimin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë në interpretimin e parimeve dhe dispozitave kushtetuese të zbatueshme në këtë rast.
Gjykata, pasi vlerësoi shkaqet e paraqitura, pranoi kërkesën dhe i dha gjyqtares Zaçaj afat deri të hënën, më 23 dhjetor 2024, ora 10:00, për të depozituar opinionin me shkrim. Në të njëjtën kohë, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për të njëjtën ditë, ora 13:00, për t’i dhënë trupës gjykuese kohën e nevojshme për të shqyrtuar paraprakisht dokumentin e paraqitur.
Seanca e radhës pritet të jetë vendimtare për çështjen në shqyrtim.
'Sot, më datë 17.12.2024, ora 13:00, u çel seanca për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.
Gjykata konstatoi se gjyqtarja Holta Zaçaj, në datën 16.12.2024, është njohur me praktikën dokumentare të dërguar nga Gjykata e Lartë, ndërsa përpara seancës së ditës së sotme ka depozituar një kërkesë me shkrim, përmes të cilës ka kërkuar dhënien e një kohe të mjaftueshme për të paraqitur opinionin e saj në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë sa i përket parimeve kushtetuese dhe mënyrës së interpretimit të dispozitave kushtetuese të zbatueshme në rastin në shqyrtim.
Gjykata, pasi vlerësoi shkaqet e kësaj kërkese, vendosi që ta pranojë atë, duke i lënë kohë, sipas kërkesës, deri ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 10:00, për paraqitjen e një opinioni me shkrim.
Për këto arsye, si dhe për t’i dhënë kohë të mjaftueshme edhe trupës për të studiuar paraprakisht opinionin, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 13:00.', njofton Gjykata Kushtetuese.
Gjykata e Lartë e konsideron të mbyllur mandatin e Zaçajt më 10 mars 2025 dhe ka shpallur vendin vakant dhe nisur procedurat për zëvendësimin e saj. Vetë kryetarja Zaçaj thotë se mandati i mbaron në fund të 2025 dhe për këtë ka kërkuar opinion në Komisionin e Venecias.
Lajmi ne perditesim...