Ditën e sotme po mbahet seanca gjyqësore në tribunalin special të Hagës për ecurinë e çështjes së eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Prokurori  i cështjes synon që ta përfundojë fazën paragjyqësore të procedurës nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe të kalojë në fazën gjyqësore sa më shpejtë që është e mundur, duke synuar që gjyqi të fillojë në mars të 2021.

Avokati i Salih Mustafës, Julius Von Bone ka kërkuar që një pjesë e seancës gjyqësore të qëndrojë e mbyllur për mediat, kërkesë e cila është aprovuar nga gjyqtari.

Aktualisht seanca është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura për Salih Mustafën.

Salih Mustafa është i pari epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili akuzohet për krime lufte.