Ligji për Teatrin/ Kuvendi mblidhet sot pa opozitën, dy deputetët e LSI "rikthehen" në Parlament
Ligji për Teatrin dhe raportimi i kryeprokurores Arta Marku për kriminalitetin, dy temat e rëndësishme që pritet të diskutohen në seancën e sotme plenare. Opozita vazhdon bojkotin, por dy deputetë të LSI, Tavo dhe Koka do të paraqiten për procedurë
Foto ilustruese
TIRANË-Sot në orën 10:00 pritet të zhvillohet seanca plenare në Kuvend. Opozita vazhdon bojkotin, por dy deputetët e LSI-së, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo do të marrin pjesë në seancë. Ata do të jenë në Kuvend vetëm për procedurë, pasi janë në limitet e afatit 6 mujor të mosprezencës në sallë. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se dy deputetët do të jenë në Kuvend për të shmangur djegien e mandateve dhe më pas do të rilenë menjëherë sallën.
Pas një sërë debati dhe kundërshtimi, në seancën e sotme, pritet të kalojë për rivotim ligji për Teatrin Kombëtar, i kthyer për shqyrtim nga presidenti Ilir Meta.
Ligji për Teatrin u shqyrtua dy ditë më parë në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, ku u vendos, sipas rekomandimit edhe të Komisionit Europian, të hapet gara për të gjithë operatorët për ndërtimin e një teatri të ri. PD kërkoi dje që të shtyhet data e votimit të ligjit për Teatrin.
Një tjetër pikë e nxehtë gjatë seancës së sotme është edhe raportimi i kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku. Marku, e zgjedhur 9 muaj më parë, rikthehet për të raportuar para deputetëve për kriminalitetin gjatë vitit 2017.
Opozita ka njoftuar të udhëtojë në drejtim të Vlorës, për të zhvilluar mbledhjen e radhës jashtë Tirane, ndërsa mbetet e paqartë nëse do jenë apo jo në Kuvend, pas thyerjes së bojkotit 2 ditë më parë duke marrë pjesë në komisionin e Veprimtarive Prodhuese ku u diskutua pikërisht ligji për Teatrin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.9%
-
Të gabuar
22.6%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1585
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Speciale/ Komedia, zhanri më i preferuar nga publiku! Rekordet e shikueshmërisë në teatrin shqiptar i ruan ‘Pallati 176’
1 Janar, 15:55
-
Ikën Abigeila Voshtina, kompozitori Aulon Naçi drejtori i komanduar i Teatrit Kombëtar të Operas
18 Dhjetor 2024, 09:53
-
VKM/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina
13 Dhjetor 2024, 19:43
-
Ndahet nga jeta Zoica Haxho, ikona e baletit shqiptar
1 Dhjetor 2024, 10:06
-
Teatri i ri, Veliaj: E ndërtojmë për 100 vitet e ardhshme
2 Nëntor 2024, 15:29
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ja pamjet me dron nga kantieri (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 12:02
-
Veliaj inspekton punimet te Teatri i Ri: Në 30 muaj po bëjmë atë që humbëm në 30 vjet
3 Gusht 2024, 12:55
-
Katër vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës
17 Maj 2024, 12:03
-
‘Biznesmenit’ i bëhet ‘gjyqi’ në Teatër! Gëzim Kame e Viktor Zhusti ‘mbledhin’ në tryezë figura të drejtësisë në pension. Artistët rrëfejnë shfaqjen
29 Mars 2024, 19:34
-
‘Vajza, mbajeni mirë me mamanë e atij!’, Artan Imami tregon mes batutash komedinë çmim ‘Molier’! Në regji me bashkëshorten
12 Shkurt 2024, 17:34
-
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon prokurorin Edvin Kondili, Kalaja: 4 vite që nuk hetohet dosja! 46 herë trokasim në SPAK, 0 përgjigje
31 Janar 2024, 11:52