Seancë solemne për pavarësinë, Veseli: Dëgjojini ndërkombëtarët për heqjen e taksës ndaj Serbisë

Seancë solemne për pavarësinë, Veseli: Dëgjojini ndërkombëtarët për heqjen e taksës ndaj Serbisë

Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solmente për 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Në fjalimin e tij, Kryeparlamentari Kadri Veseli foli rreth taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, duke kërkuar edhe në këtë seancë pezullimin e taksës.

Duke përmendur sakrificat deri në shpalljen e Pavarësisë, Veseli ka thënë se kosovarët duhet ta mbajnë aleancën me amerikanët, e edhe t’i dëgjojnë ata, sa i përket qëndrimeve të tyre mbi tërheqjen nga taksa.

 “Si lider i koalicionit, raporti me Serbinë nuk do të lejojë që të krijojë destabilitet në institucionet e Kosovës. Qeveria nuk do të bjera për shkak as të Serbisë”, ka thënë Veseli.

Veseli i dha edhe një mesazh kryeministri Ramush Haradinajl, i cili deri më tani ka refuzuar që të pezullojë taksën.

“Vendimmarrja shtetërore s‘duhet të jetë kritikë personale. Në vendimmarrjen shtetërore asgjë s'duhet të ketë personale”, tha kryeparlamentari. 

Seancën e hapi kryeparlementari Kadri Veseli, ndërsa të prnaishëm ishin edhe presidenti  Hashim Thaci, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ambasadori amerikan Philip Kosnett dhe ish-ambasadori i misionit të OKB’së në Kosovë, Ëilliam Ëalker. 

Në seancën solemne i pranishëm është edhe ish-kryeministri italian që ka shërbyer gjatë viteve 1998-2000, Masimo D’alema.

 


Lajmi kryesor:

11 vjet shtet, Veseli: Qeveria nuk do bjerë për një taksë! Dëgjojeni Amerikën


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Forcat e Armatosura pajisen me snajper me kalibër 12.7 mm, ofron qitje nga një distancë e largët

Forcat e Armatosura pajisen me snajper me kalibër 12.7 mm, ofron qitje nga një distancë e largët