Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahuti e pranishme në këtë samit tha se është më e sigurtë të keshë fqinj të mirë sesa gardhe ndarëse të forta.
Maqedonia , Greqia dhe Serbia sollën në Tiranë nivel të ulët përfaqësimi duke dëshmuar kështu marëdhniet e acaruara mes Tiranës, Shkupit dhe Athinës.
Në përfundim të samitit u miratuar plani vjetor i RCC për bashkëpunim mes vendeve të Evropën Juglindore (2014-2015) dhe u miratua deklarata e samitit.
Nishani: Të nxisim bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësine e mirë
Pas përshëndetjes së Presidentit të republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, i cili në fjalën e hapjes falënderoi të gjithë krerët e shteteve të vendeve të Europës Juglindore për praninë e tyre në këtë samit, mjaft të rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit. Nishani u uroi suksese përfaqësuesve të Sofies si vendi ku do të mbahet samiti i radhës i SEECP, vitin e ardhshë.
Më tej, Nishani u ndal në ngjarjet në Kumanovë, për të cilat kërkoi një hetim të plotë të ngjarjes dhe bëri thirrje për frenimin e menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë episode të paqartë, gjithsesi të izoluar në një burim konflikti të paqenë ndëretnik.
Teksa fliste për bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë, Nishani vuri theksin në realizimin e projekteve të përbashkëta rajonale infrastrukturore dhe energjetike
“Ngjarjet e fundit në Kumanovë na dëshmuan dhe një herë për brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Me këtë rast dua të përcjell ngushëllimet për humbjet tragjike e jetëve në Kumanovë dhe duke dënuar dhunën se kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet lejuar të përshkallëzohet më tej. Pritshmëria jonë legjitime është që të ketë një hetim të plotë dhe të shpejtë për këtë ngajrje që ka tronditur jo vetëm për Kumanovën dhe qytetarët e saj të pafajshëm por të gjithë rajonin dhe partnerët tanë ndërkombëtar. Bëj thirrje për frenimin e menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë episode të paqartë, gjithsesi të izoluar në një burim konflikti të paqenë ndëretnik dhe në vend të saj përqëndrimin e energjive në zgjidhjen e të gjtiha cështjeve mes palëve me dialgo përfshi dhe zbatimin pa ekuivok të Marrëveshjes së Ohrit.
Ne jemi të ndërgjegjshëm se janë parakusht për integrimin e të gjithë vendeve të rajonit në BE”
Bashkëpunimi rajonal nuk mund të jetë i plotë pa një zhvillim të qëndrueshëm e bashkëpunim të mirë ekonomik. Për këtë arsye është e nevojshme që projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike, por edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë të jenë në focus të bashkëpunimit tonë të ardhshëm. Sigurisht që për këtë është i domosdoshëm bashkëpunimi me BE-në dhe vendet e BE-së”,- tha Nishani