Trajneri i ri i ekipit të Milanit, Clarence Seedorf pas prezantimit te kuqezinjtë ka deklaruar se shumë shpejt ekipi do të rigjejë harmonin për t’u kthyer më i fortë se kurrë në Itali dhe në Evropë.

“Me presidentin Berlusconi kam një marrëdhënie të veçantë. Ka bërë shumë për futbollin italian dhe atë botëror. Jam shumë krenar që kam besimin e tij. Kam një marrëdhënie të mirë edhe me Adriano Gallianin pasi kemi kaluar momente të paharrueshme bashkë.

Po përgatitesha prej kohësh për momentin kur do të lija futbollin. Tani duhet të njoh skuadrën sa më shpejt. Momentet e vështira të ndihmojnë të rritesh. Jemi në një pozicion të keq në klasifikim dhe tani duhet të rigjejmë harmoninë.

Na nevojitet shumë edhe një marrëdhënie e mirë me tifozët pasi skuadra do të luftojë për të ringjitur Milanin në vendin që i takon” deklaroi ai.

Në fund nuk kishin si të mungonin edhe dy fjalë për Balotelin. “Mario është një djalë shumë i ëmbël. Të gjithë i dimë cilësitë që ai ka dhe unë jam këtu për ta ndihmuar të rritet edhe më shumë” përfundoi ai.