SEEMO nderon publicistin
Veton Surroi me çmimin

SEEMO nderon publicistin <br />Veton Surroi me çmimin
VJENE- Organizata për Media të Evropës Juglindore me seli në Vjenë, SEEMO ka nderuar publicistin Veton Surroi, me çmimin për të drejtat e njeriut për vitin 2011. Organizata, në motivacionin për çmimin, nënvizon metodat pa dhunë dhe “përkushtimin e vazhdueshëm për të drejta të njeriut” në të gjitha aktivitetet profesionale të zotit Surroi. Çmimi do t’i dorëzohet zotit Surroi në Prishtinë, më 24 nëntor, gjatë një konference ndërkombëtare për Agjencitë dhe Mediat e Reja në Evropën Juglindore. I lindur në vitin 1961, Veton Surroi është një ndër personalitet e shquara publicistike e politike të Kosovës. Si themelues i partisë politike “Ora” ai ishte deputet në Parlamentin e Kosovës gjatë viteve 2004 - 2007 dhe një nga pjesëmarrësit e negociatave për statusin e Kosovës. Në vitin 1997, ai themeloi gazetën e përditshme Koha Ditore, të cilën e drejtoi deri në kohën kur hyri në jetën politike.
(voa)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë