Një sherr me shishe birre ka ndodhur në një lokal në Podgorie të Maliqit. Në sherr janë përfshirë dy vëllezërit Xhemollari dhe 30 vjeçari Engjell Bezati.
Ngjarja ka ndodhur në një prej lokaleve te fshatit, ku fillimisht 3 personat janë grindur verbalisht e me pas sherri ka vijuar fizikisht duke goditur njeri tjetrin me shishe birre.
Bezati ka qene i vetem ne konflikt përballe dy vëllezërve Xhemollari dhe sherri ka nisur kur kanë qenë në një tavolinë duke pirë së bashku.
Fillimisht ka qenë njëri prej vëllezerve ai që ka goditur me karrige Engjell Bezatin e me pas ai u është kundërpergjigjur duke i gjuajtur me shishet e birres. Pas kësaj policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar njërin prej vëllezërve dhe Bezatin.
"U konfliktuan dhe dëmtuan njëri-tjetrin me sende të forta dhe të mprehta, procedohen penalisht dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Njëri prej tyre vihet në pranga për veprën "Plagosja e rëndë me dashje" dhe tjetri procedohet për "Plagosje të lehtë me dashje".
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 30 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit R. Xh., 34 vjeç, banues në Podgorie", thotë policia.