Ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe ish-ushtruesi i detyrës në këtë post, Jakup Krasniqi, pas tre muajsh mund të përballen me drejtësinë. Dyshimet për falje të burgut, që ka pasuar me lirimin të dënuarve për vrasje e dhunime, ka mundësi t’i ballafaqojë me ligjin. 

Këto ditë ka filluar mbledhja e informacioneve nga zyrtarët e shërbimit korrektues dhe në Ministrinë e Drejtësisë. E nëse gjinden të dhëna, hetimet do të vazhdojnë deri në Presidencë thonë burime të gazëtës“Express”.

“Mbledhja e të dhënave ka filluar nga niveli më i ulët, siç janë zyrtarët e shërbimit korrektues, për të vazhduar në Ministri të Drejtësisë”, thotë ky zyrtar i afërt me këtë proces. 

/rg/shqiptarja.com/