/ATSH/.- Ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu vendosi sot kurora lulesh dhe bëri homazhe pranë varrit të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, me rastin e nëntë vjetorit të vdekjes.
Sipas KosovaPress, me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se Presidenti Rugova është një personalitet i rrallë që ka pasur Kosova.
"Jam këtu sot që të shpreh dhimbjen dhe përkujdesin tim të veçantë për një personalitet të rrallë që ka pasur Kosova, për Presidentin Rugova. Sot kur mbushen nëntë vite pa prezencën fizike të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, kujtojmë luftën dhe sakrificën e tij prej intelektuali e prijësi, kujtojmë veprimtarinë politike dhe atdhetare si njeri i jashtëzakonshëm i dijes", tha Sejdiu.
Sejdiu shtoi se vizioni i Presidenti Rugova ishte vizion i qartë dhe i palëkundshëm, në luftën e drejtë për liri, pavarësi dhe demokraci.
"Vizioni i Presidentit Rugova, si prijës shpirtëror dhe real ishte vizion i qartë në luftën e pakompromis për liri, pavarësi dhe demokraci. Si vizionar i kalibrit unikal, Presidenti Rugova me urtësinë dhe këmbënguljen e vazhdueshme, durimin dhe guximin e tij, ishte dhe mbeti i palëkundshëm për pavarësinë e vendit" vijoi Sejdiu.
Roli i Presidentit Rugova në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe të zhvillimeve të tjera politike, ka domethënie të madhe historike për Kosovën dhe shqiptarët.
"Presidenti Rugova është gur themeltar në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe të zhvillimeve të tjera politike dhe si i tillë, mbetet i pazëvendësueshëm dhe me domethënie të madhe historike për Kosovën dhe shqiptarët", tha presidenti Sejdiu.
/Shqiptarja.com