Sejko: Pritet rritje ekonomike në 4.9% këtë vit, parashikimet tona varen nga situata e pandemisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, duke folur për gjendjen ekonomike të vendit, deklaroi se aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Sejko theksoi se këtë vit parashikohet të kemi një rritje ekonomike në 4.9%.

"Viti i kaluar u mbyll me recesion. Në bazë të deklaratës së politikës monetare parashikojmë të kemi rritje ekonomike gjatë 2 viteve në vijim. Rritja ekonomike për këtë vit parashikohet në 4.9% ndërsa vitin jeter 4.1%. Sa më shpejt të vaksinohet popullsia dhe të vaksinohet popullsia aq më shpejt do të përmirësohen dhe treguesit ekonomikë.Sezoni veror është një test se si do të vijojë rritja ekonomike", tha Sejko.

Ndërsa theksoi se aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet, Sejko tha se parashikimet e Bankës së Shqipërisë varen edhe nga situata e pandemisë.

"Aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Inflacioni ishte më i ulët nga se pritej. Ecuria u ndikua nga çmimet e ushqimeve. Aktiviteti ekonomik po shkon drejt përmirësimit. Politika fiskale do të mbetet simuluese. Rritja e kreditimit po stabilizon ekonominë. të ardhurat buxhetore kanë pësuar rënie të lehtë. Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Nuk ka ndryshuar norma bazë për lekun. Turizmi është test sesi do të vijë rritja ekonomike. Pasiguritë janë të larta. Parashikimet ekonomike varen edhe nga pandemia. Politika jonë, për të promovuar monedhën kombëtare. Shtrëngimi i masave ndaj Covid ndikoi në punësim”

Në 2 muajt e parë të vitit Sejko tha se inflacioni ishte më i ulët nga sa pritej, ndërsa masat shtrënguese kundër përhapjes së COVID kanë ndikuar në punësim.

"Shkalla e papunësisë u rrit në fund të 2020. Rritja e nivelit të papunësisë në 11.8%. Masat shtrënguese për pandeminë kanë ndikuar në punësim.Të ardhurat buxhetore kanë shënuar rënie të lehtë ndërkohë që shpenzimet  janë rritur. Zgjerimi i kredisa ka qenë relativisht i balancuar. Ecuria në rritje e akreditimit.  Rritja e kërkesës të të kërkojë rritje të punësimit. Qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja