Sejko: Vijon trendi pozitiv i kreditimit, rriten pagesat elektronike
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko
TIRANË- Digjitalizimi i Ekonomisë po jep frytet e saj. Shqipëria ka tejkaluar pritshmëritë për përdorimin e pagesave elektronike. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i pranishëm në një takim të zhvilluar nga Banka Botërore, ilustroi me shifra implementimin e pagesave elektronike në vendin tonë.
“Konkretisht, në vitin 2021 është arritur një nivel i përdorimit të pagesave elektronike prej 12.5 pagesash për frymë, duke tejkaluar edhe objektivin e synuar të Strategjisë prej 10 pagesash deri në fund të vitit 2023, ndërkohë që, në vitin 2022, kjo shifër vlerësohet të ketë arritur nivelin 16 pagesa për frymë”.-, tha Sejko.
Sejko, në takimin ku ishin të pranishëm dhe drejtuesit e bankave tregtare, ekspertë të sektorit financiar dhe përfaqësues nga institucionet financiare në vend, tha se edhe kreditimi ka një ecuri pozitive.
“Sektori bankar ka vijuar të ofrojë kushte e terma të favorshëm kreditimi. E konkretizuar me një rritje prej 14% të tij gjatë 2022. Në të njëjtën kohë, cilësia e portofolit të kredisë vijon të mbetet e shëndetshme, sikundër ilustrohet edhe nga treguesi i kredive me probleme, i cili mbetet në nivelet më të ulëta të dekadës së fundit”, tha Sejko.
Në fokus të takimit, ishin financat në sektorin e Bujqësisë, ku sipas Guvernatorit agrobiznesi mbetet një fushë me potenciale të mëdha investimi si nga sipërmarrës të huaj, ashtu dhe vendas, teksa vërejti nevojën për adoptimin e teknologjive të reja.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
25.9%
-
Jo
66.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1189
Lajme të tjera
-
Rritja e depozitave në euro nuk ndalet, arritën në gati 6.5 miliardë euro për prillin
1 Qershor, 08:13
-
Sejko të ‘Ekonomia’: Po punojmë për ligjin e ri funksional të ‘BSH’! Inflacioni brenda normës në 2024! Shqipëria në listën “gri”? S’janë Bankat shkak
31 Maj, 13:21
-
Kursi i këmbimit, Banka e Shqipërisë: Euro ka rënë me 3% gjatë këtij viti
12 Maj, 13:29
-
Fluks valute, euro bie përsëri poshtë 111 lekëve, në një rekord të ri historik
9 Maj, 16:53
-
Rënia historike e euros, Banka e Shqipërisë për eksportuesit: Kursi i këmbimit reflekton ecurinë e mirë të ekonomisë! S’ka fenomene spekulative
5 Maj, 16:34
-
Tregu i letrave me vlerë të qeverisë 38 miliardë në mars, si po ulen normat e interesit
5 Maj, 07:41
-
Banka e Shqipërisë s'ndryshon normën bazë të interesit për kreditë! Sejko: Ekonomia do vijojë të rritet! Nuk mund të ndërhyjmë në kursin e këmbimit
3 Maj, 16:22
-
Rënia e euros, eksperti: Banka e Shqipërisë dhe Ministria të ndërhyjnë! S'po humbasin vetëm bizneset, por edhe qytetarë që mbahen me remitanca
3 Maj, 14:43
-
Yield-et e bonove 12-mujore bien përsëri, ndodhen pranë niveleve të gushtit të vitit të kaluar
3 Maj, 07:29
-
Rritja e depozitave në euro nuk u ndal as në mars, kalojnë vlerën e 6.4 miliardë eurove
2 Maj, 07:10
-
Banka e Shqipërisë: Çmimet e banesave pësuan rënie në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
28 Prill, 16:43
-
Shoqatat dhe grupet e interesit letër Sejkos dhe Ibrahimajt: Bizneset drejt falimentit! Mos e lini euro-n në 'rënie të lirë', do kemi pasoja afatgjata
28 Prill, 08:20