Sejko: Vjedhja e Thesarit erdhi si
shkak i mungesës së menaxhimit

Sejko: Vjedhja e Thesarit erdhi si<br />shkak i mungesës së menaxhimit
TIRANE - Kandidati i dekretuar nga Presidenti për Guvernator të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka theksuar se mungesa e menaxhimit dhe administrimit të BSH, ka sjellë edhe skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit.

Deklaratat Sejko i ka bërë në seancën dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë, ku ai prezantoi vizionin e tij, për drejtimin e Bankës së Shqipërisë.

Sipas Sejkos, duke shpjeguar vizionin e tij, u shpreh se vëmendja më e madhe duhet përqendruar tek politika monetare dhe menaxhimi. Lidhur me këtë të fundit, kandidati kryesor për drejtimin e BSH, nënvizoi se mungesa e menaxhimit solli edhe vjedhjen e Thesarit.

“Vizioni im bazohet në katër çështje: Së pari Menaxhim-Administrim. Do theksoja së nuk ka çështje të vogla. Vëmendja më e madhe vërtetë është fokusuar tek politika monetare dhe mbikëqyrja, por menaxhimi është i rëndësishëm, pasi mungesa e tij solli ngjarjen në Thesar. Kjo është e lidhur edhe me Inspektorin e Përgjithshëm. Burimet njerëzore janë shumë të rëndësishme. Janë një vlerë për BSH-në, por duhen parë politikat e rekrutimit, duhen parë rregullat e promovimit që nga fillimi e deri tek rritja në karrierë.” theksoi Sejko.

gent sejko

Sejko: Këshilli Mbikqyrës t'i rikthehet funksionimit dhe rolit kontrollues, jo të bëjnë çfarë u thotë Guvernatori
Nga ana e tij kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe e ka pyetur kandidatin lidhur me rolin e Këshillit Mbikqyrës, dhe rikthimin e bordit drejtues në ligjshmëri, pasi sipas Braçes ekziston shqetësimi se Këshilli Mbikqyrës është kthyer në një nivel formimi klientelist dhe me fuqi drejtuese në nivele minimale.  

Në vizionin e tij, Sejko është shprehur se është shumë e rëndësishme rikthimi i Këshillit Mbikqyrës në një nivel më proaktiv, për të ushtruar rolin e tij kontrollues. Sipas Sejkos, vetë Banka e Shqipërisë, ka nevojë për rikthimin e rifunksionimin e Këshillit Mbikqyrës dhe jo të jetë një organ drejtues që bën çfarë thotë Guvernatori.

Ndër të tjera, Gent Sejko nënvizoi se praktikat e deritanishme ku para bordit drejtues  paraqiten vetëm për firmë vendime që kanë të bëjnë me shpenzime i duhet dhënë fund.

“Së pari besoj se e dini që shqetësimikryesor ka të bëjë me funksionimin e rolin e Këshillit Mbikqyrës të BSH dhe gjithë ajo çka ka ndodhur, një analizë të bërë në këtë komision, shqetësimi ynë ka qenë ky, pavarësisht se ligji, të gjithë fuqinë drejtuese, ia ka dhënë bordit drejtues, për fat të keq këtë rol e kanë marrë ose Guvernatori ose ndonjë tjetër. Ka ndodhur që formimi i KM në një nivel politik e klientelist, ka bërë që fuqia drejtuese të jetë në nivele minimale. Thënë këtë cili është vizioni juaj?” u shpreh Braçe

erjon brace

“Vizioni im është që ky Këshill Mbikqyrës të jetë sa më i evolvuar në çështjet e brendshme të BSH. Nuk duhet të kufizohet vetëm në leximin e rregulloreve, por duhet të jetë më proaktiv. Nga njëra anë ky Këshill që është i përbërë nga profesorë, por nga ana e tjetër ky këshill duhet të ketë informacion dhe kontroll dhe duhet të jetë promotor i vendimeve kolegjiale. Nuk duhet të jetë i përbërë nga disa persona që bëjnë çfarë u thotë Guvernatori. Nga pikëmamja ligjore i ka të gjitha kushtet të jetë në këtë drejtim. Shumë vendimmarrje bëhen me vendim të Këshillit Mbikqyrës, por nuk duhet përdorur si ent prokurues. Kam dëgjuar se para Këshillit Mbikqyrës janë prezantuar për firmë disa nga vendimarjet që kanë të bëjnë me shpenzime. Këshilli Mbikqyrës duhet të dijë se çfarë ndodh. Jemi para një fakti që ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Megjithatë BSH ka nevojë për rikthimin dhe rifunskionimin  e saj edhe të Këshillit Mbikqyrës. Besoj se pësimi duhet të bëhet mësim.” nënvizoi Sejko

gent sejko

Sejko: Të ulen kreditë e këqija, shkak se janë dhënë në euro
Sejko është ndalur edhe në strategjitë që mund të ndjekë ky institucion për të ulur sa më shumë kreditë e këqija, të cilat aktualisht shkojnë në shifrën e 25%. Sipas tij, kjo ka ardhur për shkak se kreditë janë dhënë deri më tani në euro, çka përbën sipas tij një risk si rezultatit i kursit të këmbimit.
 
“Fillimisht duhet që të bëhet vlerësimi i portofolit të cilësimit të kreditimit. Duhen të merren masa për kuadrin rregullativ si dhe mbulimi i privalenteve nga kolaterali. Deri tani kreditë më të shumta janë dhënë në euro por kjo duhet të ndryshojë pasi ka risk për shkak të kursit të këmbimit. Kjo situatë është e mbartur që nga viti 2008 kur në botë filloi kriza ekonomike ndërkohë që ky është viti i parë që ka rritje të kredive në ekonomi.” tha Sejko
 
Komisioni i Ekonomisë ka dëgjuar edhe kandidaturën e anëtares Natasha Ahmetaji, ndërkohë që dëgjesa për anëtarët e tjerë do të vazhdojë në orët e pasdites. Më 19 dhjetor Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, i propozoi zyrtarisht Kuvendit kandidaturën e Gent Sejkos, për anëtar të këtij Këshilli. Gent Sejko u dekretua nga Presidenti Nishani si kandidat për Guvernator i BSH-së, ndërkohë që kandidatura e tij për Këshillin Mbikëqyrës është mbështetuar edhe nga Partia Socialiste.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)