Sekretari amerikan i mbrojtjes vizitë të papritur në Kiev: Mbështetja e SHBA e palëkundur! Zelensky: Lufta s’është një film, nuk do përfundojë shpejt

Sekretari amerikan i mbrojtjes vizitë të papritur në Kiev: Mbështetja e SHBA e palëkundur! Zelensky: Lufta s’është një film, nuk do përfundojë shpejt

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u shfaq papritur në kryqytetin ukrainas këtë të hënë. Ai mbërriti me tren nga Polonia dhe në një postim në rrjetin X, shkruan se ndodhet në Kiev për të dhënë një mesazh të rëndësishëm. ‘SHBA do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën në luftën e tyre për liri kundër agresionit të Rusisë,". Kjo vizitë vjen pak para konferencës së përbashkët të industrisë ushtarake Ukrainë-SHBA në Uashington në 6-7 dhjetor me qëllim rritjen e prodhimit vendas të armëve të Ukrainës.

Deri më sot, Ukraina ka marrë më shumë 44 miliardë dollarë nga SHBA dhe më shumë se 35 miliardë dollarë nga aleatët e tjerë. Japonia planifikon të japë 160 milionë euro për projektet e rimëkëmbjes.

Ushtria ukrainase njofton se ka shtyrë forcat ruse "3 deri në 8 kilometra" nga brigjet e lumit Dnipro. Lufta po i afrohet fundit të vitit të dytë, dhe ushtria e Ukrainës ka nevojë për më shumë njerëz për të mbajtur një luftë të përgjakshme. Lufta "nuk është një film" dhe "nuk do të përfundojë aq shpejt sa do të donim" ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një takimi me CEO të Fox Corporation. Moska paralajmëron Helsinkin pas mbylljes nga Finalanda të katër pikave të kalimit kufitar me Rusinë për të ndalur fluksin e azilkërkuesve duke thënë se kjo do ti kthehet në bumerang.

Kremlini është duke u përballur me perspektivën e një ndalimi të Bashkimit Evropian për importet e diamanteve ruse, tha të hënën Peskov duke veçuar se sanksionet e BE priren të kenë një "efekt bumerang" për vendet që i zbatuan.

Rusia është prodhuesi më i madh në botë i diamanteve të papërpunuara për nga vëllimi. Peskov u tha gazetarëve një veprim i tillë ishte parashikuar për një kohë të gjatë, por ka të ngjarë të rezultojë në rezultatin e kundërt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:39
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin mbërriti në Kiev, këtë mëngjes (20 Nëntor) për të siguruar Ukrainën se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse.

"Austin udhëtoi sot në Ukrainë për t’u takuar me udhëheqësit ukrainas dhe për të përforcuar mbështetjen e vendosur të Shteteve të Bashkuara për luftën e Ukrainës për liri”, tha Pentagoni.

Vizita nuk ishte paralajmëruar për arsye sigurie.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë