Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio i premton Netanyahut mbështetje të palëkundur të SHBA-së ndaj Izraelit

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio i premton Netanyahut mbështetje të palëkundur të SHBA-së ndaj Izraelit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio

Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio, premtoi "mbështetje të palëkundur" për Izraelin gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi të mërkurën Departamenti i Shtetit. Rubio theksoi se mbështetja e SHBA-së për Izraelin është një prioritet kryesor për administratën e Presidentit Donald Trump, sipas një deklarate të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Gjatë bisedës, Rubio përgëzoi Netanyahun për sukseset e Izraelit kundër Hamasit dhe Hezbollahut dhe shprehu angazhimin e tij për të ndihmuar në lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza.

Ndërkohë, Izraeli dhe grupi palestinez Hamas nisën zbatimin e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës, pas më shumë se 15 muaj luftimesh. Marrëveshja përfshin shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve izraelitë me të burgosur palestinezë. Kjo marrëveshje trefazore, e propozuar fillimisht nga ish-presidenti Joe Biden, u arrit pjesërisht falë përpjekjeve të përbashkëta të të dyja palëve dhe u zbatua në prag të inaugurimit të Presidentit Trump.

Megjithatë, Presidenti Trump, disa orë pas marrjes së detyrës, shprehu skepticizëm mbi zbatimin e armëpushimit. Në një nga vendimet e tij të para, ai hoqi sanksionet e vendosura nga paraardhësi i tij, Joe Biden, ndaj kolonëve ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor, të cilët ishin ndëshkuar për sulmet ndaj palestinezëve.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rëshqitja e dherave në aksin rrugor Theth-Ndërlysaj, bashkia nis punën për hapjen e rrugës

Shkodër/ Rëshqitja e dherave në aksin rrugor Theth-Ndërlysaj, bashkia nis punën për hapjen e rrugës