Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo është nisur të mërkurën drejt Riadit për të diskutuar me zyrtarët sauditë rreth sulmit ndaj objekteve të naftës të Arabisë Saudite që zyrtarët amerikanë besojnë se e kishte origjinën nga Irani.
Nënpresidenti Mike Pence tha se diplomati i lartë amerikan do të diskutojë mbi "përgjigjen e Uashingtonit” ndaj sulmit.
Rebelët Houthi në Jemen, që mbështeten nga Irani, kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin e së shtunës, i cili shkatërroi gjysmën e prodhimit të naftës të Arabisë Saudite. Por sipas zyrtarëve amerikanë provat në dispozicion tregojnë se kjo nuk është e mundur.
"Supozimi ynë është se sulmi nuk erdhi nga Jemeni apo Iraku", tha të martën një zyrtar amerikan i mbrojtjes. Ai shtoi se një ekip ekspertësh amerikanë ndodhen terren duke punuar me autoritetet saudite, për të ekzaminuar mbetjet e raketave.
"Ne mendojmë se provat do të jenë bindëse", shtoi zyrtari.
Të tjerë zyrtarë amerikanë thonë se provat që tashmë janë mbledhur janë përfundimtare dhe dëshmojnë se Irani ishte autor i sulmit.
Zyrtarë të paidentifikuar i thanë rrjetit televiziv NBC të martën se më shumë se 20 dronë e raketa të përdorura gjatë sulmit ndaj objekteve të naftës saudite, ishin lëshuar nga Irani.
Zyrtarë të tjerë i thanë rrjetit televiziv CBS se të paktën një nga raketat kaloi nëpër hapësirën ajrore të Kuvajtit ndërsa udhëtonte në jug, drejt Arabisë Saudite. Agjencia e lajme Reuters citonte disa zyrtarë që thonë se sulmet e kishin origjinën në jugperëndim të Iranit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.7%
Vota total: 1423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky në Arabinë Saudite për bisedime me princin e kurorës
10 Mars, 22:16
-
Sekretari i Shtetit Rubio optimist mbi bisedimet me Ukrainën në Arabinë Saudite
10 Mars, 22:10
-
Sinjale të forta për paqe/ SHBA: Ukraina ka gati kërkesën për armëpushim
10 Mars, 08:01
-
Lufta në Ukrainë/ Marco Rubio do të shkojë në Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët ukrainas
9 Mars, 20:41
-
‘Paqe’ mes SHBA dhe Ukrainës, të hënën negociata në Arabi, i pranishëm dhe Zelensky! Witkoff: Presidenti ukrainas kërkoi falje pas takimit në Zyrën Ovale
7 Mars, 17:12
-
Samiti special i BE/ Unioni miraton konkluzionet për Riarmatimin e Europës! Zelensky: Takim mes SHBA-së dhe Ukrainës javën e ardhshme
6 Mars, 07:48
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë, shënon gol dhe fiton penallti në fitoren e Al Nassr
26 Shkurt, 10:48
-
Mario Mitaj: Dua të ndjek hapat e Marcelos, Benzema vrapon njësoj me të gjithë
20 Shkurt, 12:14
-
Kellogg: SHBA e kupton nevojën e Ukrainës për garanci sigurie
19 Shkurt, 18:40
-
Roli i princit saudit në përpjekjet e Presidentit Trump për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gazë
19 Shkurt, 15:58
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, Putin: Ka rezultate pozitive! Askush nuk e përjashton Ukrainën nga negociatat
19 Shkurt, 15:33
-
Plani SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë/ Trump i drejtohet Zelenskyt: Dëshiron një vend në tryezën e negociatave? Shko në zgjedhje
19 Shkurt, 07:32