ROME - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry deklaroi në Romë në një konferencë shtypi të përbashkët me Kryeministrin, që pritet të lërë postin Mario Monti se personalisht kishte shumë besim tek aftësia dhe vullneti i Italisë për të gjetur një zgjidhje pasi zgjedhjet e përgjithshme, që u zhvilluan më 24 dhe 25 shkurt nuk kishin nxjerrë një fitues të qartë me mazhorancën e nevojshme për të formuar qeverinë e re.

''Besoj në aftësinë e Italisë, pasi ajo ka një demokraci të fortë'', - theksoi Kerry i cili ndodhet në vizitën e tij të parë zyrtare si kryediplomati i lartë i SHBA-së.

Ndërsa Monti u shpreh se Italia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet ushtarake dhe politike të SHBA-së.

Sekretari i ri amerikan i Departamentit të Shtetit zhvilloi një vizitë në Itali, ku u takua me 23 vendet e Transatlantikut për të gjetur një zgjidhje për krizën në Siri.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)