Sekretari britanik i Shëndetësisë: Ti kthejmë azilkërkuesit në ‘burgun lundrues’ pavarësisht zbulimit të bakterit në sistemin e anijes

Sekretari britanik i Shëndetësisë: Ti kthejmë azilkërkuesit në ‘burgun lundrues’ pavarësisht zbulimit të bakterit në sistemin e anijes

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Steve Barclay, në një intervistë tha se azilkërkuesit duhet të kthehen sërish në anijen ‘Bibby Stockholm’, pavarësisht zbulimit të një bakteri të rrezikshëm të quajtur Legionella.

Bakteret Legionella mund të shkaktojnë një infeksion potencialisht vdekjeprurës të mushkërive të njohur si sëmundja e Legjionarëve. 

Asnjë nga azilkërkuesit nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes, sipas Zyrës së Brendshme.

Ky bakter u gjet në sistemin e ujit të anijes, e cila bëri që 39 azilkërkues të zhvendoseshin prej “burgut lundrues” pak ditë pasi u vendosën aty, por Barclay mendon se emigrantët duhen rikthyer në vendet e tyre, raporton Sky News.

Ai gjithashtu tha se azilkërkuesit duhet të ktheheshin për arsye edhe të ekonomisë së vendit, ku strehimi i tyre nëpër hotele kushtonte 6 milionë paund në ditë, duke përmendur edhe ruajtjen e sigurisë.

“Po, po, sepse kushton rreth 6 milionë paund në ditë kostoja e hoteleve për mbajtjen e tyre në hotele. Është e rëndësishme që ne të ruajmë standardet e sigurisë, por gjithashtu të reflektojmë presionin mbi pozicionin e tatimpaguesve britanikë për sa i përket atyre 6 milionë paundëve”, ishte përgjigja e Barclay, kur u pyet për rikthimin e mundshëm të azilkërkuesve në anijen Bibby Stockholm.

Këshilli vazhdoi të pretendonte se një anëtar i stafit të Home Office u informua për bakterin të martën.

Duke folur për Sky News, Barclay tha se ministrat u informuan për gjurmët e baktereve vetëm të enjten.

I pyetur në lidhje me pretendimet se Ministria e Brendshme ishte informuar për rezultatet e testit që zbuloi bakterin të martën, ai tha:

"Kjo është një gjë standarde që kishte bërë këshilli. Nuk ka asnjë arsye për të sugjeruar se kishte shqetësime. Si masë paraprake u bënë testet. Sapo u njoftuan ministrat të enjten mbrëma, pati disa shqetësime për këtë, ata morën masa të menjëhershme. Mund të jetë këshilli që ka njoftuar Home Office, kjo është një çështje që ata në Home Office duhet t'i përgjigjen, padyshim që kjo është një drejtim i Home Office. Kuptimi im nga kolegët në Ministrinë e Brendshme është se u njoftua ministrat e Brendshëm të enjten dhe më pas ata morën veprime shumë të shpejta si rezultat”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë