Sekretari britanik i punës dhe pensioneve, Mel Stride, ngatërroi vazhdimisht Shqipërinë me Rumaninë gjatë një interviste për emigracionin në një bashkëbisedim në programin Today të BBC Radio Four.
Gjatë intervistës Stride bëri gafën e turpshme teksa mbrojti planin e qeverisë për Ruandën në programin Today të BBC Radio Four.
Prezantuesja Mishal Husain tha se Rishi Sunak ishte në rrugën e duhur për të thyer premtimin e tij për të ndaluar varkat e vogla që transportonin emigrantë përtej Kanalit nga Franca.
“Numrat nuk janë më në rënie në krahasim me vitin e kaluar. Gjashtë muajt e parë të këtij viti janë tashmë të njëjtë me vitin 2022. Ju nuk do të jeni në gjendje t'i ndaloni varkat, apo jo?", e pyeti gazetarja Sekretarin britanik.
Por ai nuk hezitoi për t’i kthyer një përgjigje I cili tha se qeveria kishte një sërë politikash për ta ndihmuar atë të arrinte objektivin e saj, duke bërë edhe gafën e tij duke ngatërruar Rumaninë me Shqipërinë.
“Për shembull, ne kemi pasur një marrëveshje me Rumaninë, e cila tani do të thotë se duke i kthyer njerëzit menjëherë në Rumani, numri i rumunëve që vijnë këtu ka rënë”, tha Stride.
Por gazetarja ndërhyu menjëherë duke e korrigjuar: “E ke fjalën për Shqipërinë?”
Ai tha: “Më falni, e kam fjalën për Shqipërinë, ju kërkoj falje”.
Stride po përpiqej t'i referohej një marrëveshjeje që Britania e Madhe ka arritur me Shqipërinë, e cila parashikon që emigrantët të kthehen në atë vend nëse arrijnë në Britani.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2954
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndahet nga jeta akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti, simboli i qëndresës ndaj torturave të komunizmit
27 Nëntor, 19:03
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46
-
'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Kryetarja e parlamentit çek vizitë zyrtare në Tiranë, takon Spiropalin
25 Nëntor, 13:15
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
25 Nëntor, 09:41
-
Mosha e mesme në Shqipëri, më e palumtur se në vitet 2006-2010
25 Nëntor, 09:11
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025
24 Nëntor, 07:20
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Bregu: SEPA në Ballkan, një hap i madh drejt BE
22 Nëntor, 09:25
-
Thirrjet 'Serbi, Serbi', Armando Duka del kundër Kosovës: Gabuan që bojkotuan ndeshjen
20 Nëntor, 12:58
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, avokati Hasani për Report Tv: Nuk dihet nëse do të funksionojë! Qeveria britanike po shqyrton paktin e mëparshëm me Shqipërinë
20 Nëntor, 12:23