Sekretari i Jashtëm i Britanisë
vlerëson arritjen e marrëveshjes

Sekretari i Jashtëm i Britanisë<br />vlerëson arritjen e marrëveshjes
LONDER- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të arritur në Londër u takua me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, William Hague, me të cilin bisedoi për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe për procesin e integrimeve evropiane për Kosovën dhe rajonin.

Presidentja Jahjaga tha se marrëveshja e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, hap perspektivën europiane për të dyja shtetet dhe theksoi se për Kosovën dhe qytetarët e saj është me rëndësi që Bashkimi Europian të miratojë fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague e vlerësoi arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tha se pret zbatimin e saj në praktikë.

Hague po ashtu i dha mbështetje procesit të integrimeve europiane për Kosovën.

Presidentja Jahjaga gjatë qëndrimit në Londër do të takojë kryetarët e Dhomës së Lartë dhe asaj të Ulët të Parlamentit të Britanisë së Madhe, deputetë të Parlamentit, princin Michael të Kentit, ministren britanike në Ministrinë e Jashtme dhe do të nderohet me titullin "Doctor Honoris Causa" nga Universiteti i Durham.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë