Sekretari i Shtetit Mike Pompeo vizitë zyrtare në Kroaci, në fokus Ballkani Perëndimor

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo vizitë zyrtare në Kroaci, në fokus Ballkani Perëndimor

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë zyrtare në Kroaci për të diskutuar situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor, por edhe për mundësinë e heqjes së vizave të hyrjes në SHBA për shtetasit kroatë, deklaroi ministri i Jashtëm kroat, Goran Grlic Radman, duke specifikuar se data e saktë e vizitës do të bëhet e njohur për pak ditë.

Pompeo do të ndalet në Dubrovnik, ku do të takohet me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic dhe ministrin Radman.

Në qendër të bisedimeve, sipas ministrit, do të jetë Ballkani Perëndimor.

Për 27 vendet e BE-së, SHBA-ja ende kërkojnë viza hyrëse për qytetarët e Bullgarisë, Rumanisë, Qipros dhe Kroacisë.

Shtypi lokal ka shkruar vazhdimisht se vizat për kroatët mund të jenë shfuqizohen me shumë probabilitet nga viti i ardhshëm.

Gazeta ”Jutarnji list”, duke përmendur burime diplomatike, tregon që midis temave që do të diskutohen me Pompeon do të jetë gjithashtu prezantimi i rrjetit 5G dhe qëllimi i Uashingtonit për të sigurojnë kontrata për kompanitë amerikane duke përjashtuar ato kineze.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar