Berisha e sulmoi, Trump e vlerëson! Sekretari Amerikan i Shtetit ngarkon Yuri Kim me monitorimin e ndihmës për Ukrainën

Berisha e sulmoi, Trump e vlerëson! Sekretari Amerikan i Shtetit ngarkon Yuri Kim me monitorimin e ndihmës për Ukrainën

Yuri Kim

Shuhen shpresat për Sali Berishën. Ish ambasadorja e Shqipërisë Yuri Kim, një nga figurat më të sulmuara nga kryetari i PD-së, Sali Berisha është vlerësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një post të rëndësishëm.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio e ka emëruar zëvendës-ndihmës sekretaren për Evropën dhe Euroazinë, në krye të grupit të punës që do të monitorojë ndihmat për Ukrainën, teksa zyrtarët e lartë amerikanë po hartojnë një listë të re përjashtimesh nga ngrirja e fondeve.

Vendimi është marrë pasi DASH po përpilon një listë që i mundësojnë Ukrainës akses në disa fonde që aktualisht janë të pezulluara. Ajo do të udhëheqë punën për të vendosur se cilat fonde janë përdorur në mënyrën e duhur dhe duhet të vazhdojnë dhe cilat janë ato që duhet të ndërpriten.

Ky vlerësim që administrata Trump i jep ish ambasadores Kim, e cila mbylli mandatin në vendin tonë në 2023 vjen në një kohë kur ajo vijon të sulmohet ashpër nga Sali Berisha i cili e ka quajtur atë njeri të Soros, e angazhuar për të lënë vendin tonë pa opozitë. Berisha e atakoi Kim edhe në një nga konferencat e fundit duke thënë se ka ndarë paratë e USAID-it me zyrtarët shqiptarë.

Yuri Kim, ishte ambasadorja që udhëhoqi diplomacinë amerikane të dy administratave Trump 1 dhe Biden. Sali Berisha vijoi sulmin ndaj ish ambasadores Yuri Kim pasi u shpall  ‘Non Grata’ nga SHBA në 2021, fillimisht duke e akuzuar se ka cenuar marrëdhëniet historike Shqipëri-SHBA dhe së fundmi si 'njeriun më të korruptuar' që ka përdorur fondet e USAID për të asgjësuar opozitën në Shqipëri.

Madje në seancën e 10 shkurtit në parlament Berisha e ofendoi duke e quajtur bastarde. 

Me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhe, mbështetës të opozitës shpresuan shumë në ndëshkimin e saj. Mediat e lidhura me PD hapen lajmin e pezullimit dhe te hetimit te saj, por e vërteta rezulton krejt ndryshe. Yuri Kim është emëruar në një post të rëndësishëm të administratës amerikane dhe zbeh pritshmëritë për ndryshime madhore të politikes së Uashingtonit ndaj Sali Berishës.

Strategjia e PD në përhapjen e lajmeve konfuzuese, të dyshimta për të krijuar në mendjet e njerëzve një realitet që nuk ekziston, por që në epokën e “alternative truth”, nuk ka rëndësi nëse ekziston apo jo, mjafton ta besojnë mbështetësit dhe ata që do zërë rrjeta e gënjeshtrës, sidomos kur epoka e dezinformimit dhe e teorive konspirative po mbretëron.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keli: 27/02/2025 07:48

    E paskan vene te numeroje inventarin ne magazine e paskan ulur ne detyre.

    Përgjigju
  • Celo Kasapi: 27/02/2025 02:31

    Kujtoi Sali Baba se me ardhjen e Donald Trumpit do ti hiqet Non grata.

    Përgjigju
  • Partia: 26/02/2025 22:34

    Elon Musk, Usaid, kaq. Game over

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fuqishëm në Mianmar, gjeologia: Lëshoi energji të barabartë me 334 bomba atomike

Tërmeti i fuqishëm në Mianmar, gjeologia: Lëshoi energji të barabartë me 334 bomba atomike