Sali Berisha ofendon Yuri Kim: Bastarde, më e korruptuara që ka pasur historia

Sali Berisha ofendon Yuri Kim: Bastarde, më e korruptuara që ka pasur historia

Sali Berisha dhe Yuri Kim

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Parlament hodhi akuza të rënda ndaj ish-ambasadores së SHBA Yuri Kim duke e cilësuar si personin më të korruptuar. Madje Berisha e ofendoi duke e quajtur bastarde.

‘Pra sot e morët vesh, se si kopshti eksperimental i Soros, ju jeni një problem madhor. Se ai kryetari juaj që e quante ‘turpi i njerëzimit dhe qytetërimit, Donald Trumpin’.  Se ai kryetari juaj që i përdridhej trupi mbi Aleksis Sorosit, e keni parë vetë në fotografi, sikur të ishin kështu e ashtu, por unë nuk flas. Se ai kryetari juaj që solli në parlament ligjin për fermat e grave me fëmijët e askujt. Por për këtë do të duhet të protestoni ju, jo për deklaratat  që bënte Sali Berisha, për një bastarde si Yuri Kim, njeriun më të korruptuar që ka pasur ndonjehërë historia. Nuk e kam harruar deklaratën që firmosët kundër meje, ju gratë. Po pse nuk bëni një deklaratë tjetër ju, a nuk ishte Edi Rama që filloi praktimimin e prindrit  1 e 2. A nuk ishit ju që udhëzuat mësuesit që të ju thonë fëmijëve në shkolla se, nuk je Kristaq por je Kristina. ’, tha ai.   


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Debate për arrestimin e Veliajt! Berisha: Të dorëhiqet Rama: Majko: Ne nuk akuzuam Dumanin si mercenar, apo SPAK si organizatë kriminale


S.B/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë!' Rama i përgjigjet Bashës me 'Unikatilin' (VIDEO)

'Kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë!' Rama i përgjigjet Bashës me 'Unikatilin' (VIDEO)