Foto:

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, thotë se SHBA-të mund të heqin dorë nga sanksionet mbi naftën iraniane, ndërsa kërkojnë mënyra për të mbajtur nën kontroll çmimet e energjisë.

“Ky veprim do të ndikonte në rreth 140 milionë fuçi naftë që janë tashmë të bllokuara në det”, tha ai në një intervistë për Fox Business.

I pyetur në lidhje me shqetësimet se SHBA-të po financojnë armiqtë e tyre, Bessent thotë se SHBA-të do të "përdorin fuçitë iraniane kundër iranianëve" për të mbajtur çmimet të ulëta për 10-14 ditët e ardhshme.


Lajmi kryesor:

Lufta/ 6 shtete nismë për hapjen e Hormuzit, Ministri iranian: Kush ndihmon SHBA, është bashkëpunëtor! Trump: NATO të gatshëm për ndihmë, por është vonë