Sekretari Nderkombëtar i LSI për Politikën e Jashtme, Ralf Gjoni, mori pjesë sot në Seminarin Interparlamentar "Zhvillimi i Kulturës Politike dhe Zgjerimi i Dialogut Politik për një Demokraci të Qëndrueshme", organizuar në Parlamentin Evropian nga Zyra e Para-Aderimit, Komisioni i Çështjeve Kushtetuese dhe Komisioni i Politikeës së Jashtme, me pjesemarrjen e delegacioneve parlamentare nga vendet e rajonit dhe eurodeputëteve Elmar Brok, Eduart Kukan, Knut Fleckenstein, etj.
Gjatë ndërhyrjes së tij ne Konference, midis te tjerave Gjoni pasi falenderoi Parlamentin Evropian për diskutimin mbi nje temë teper të rëndësishme qe ndodh në një moment kyç për vendet e Ballkanit Perëndimor, shprehu dhe dakortësinë mbi cështjen e vendeve tona, të cilat duhet të kultivojnë një kulturë më pozitive të bashkepunimit politik dhe nje dialog më produktiv në interes të prioriteteve të axhendës evropiane që secili prej ndjek.
"Në këtë frymë, u shpreh Gjoni, Parlamenti i Shqiperisë që prej zgjedhjeve të fundit të vitit 2013 ka ndërmarre masa të rëndesishme për krijimin e një klime me gjithëpërfshirese bashkëpunimi politik, duke garantuar hapësirë maksimale për pjesemarrjen e opozitës në të gjitha nivelet e përfaqësimit politik". "Lëvizja Socialiste për Integrim, shtoi Gjoni, si një parti që ka ditur të bashkëpunojë me të dyja partitë e tjera politike në Shqipëri, e konsideron vullnetin e sinqertë për bashkëpunim politik si nje gur themeli i forcimit të parametrave të demokracisë ne vendin tonë dhe si të domosdoshem për përmbushjen e prioriteteve kyçe të integrimit evropian që lidhen ngushtë me sundimin e ligjit, funksionimin e drejtesisë dhe luftën kundër korrupsioni dhe krimit te organizuar".
"Vetëm kështu mund të përshpejtojmë ritmin e afrimit me familjen e madhe evropiane ku ne synojmë të aderojmë dhe për të cilin mazhoranca aktuale mirëpret angazhimin e plotë te opozitës", theksoi Gjoni./atsh/
/Shqiptarja.com