Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një konference për shtyp në Ambasadën e SHBA në Romë, deklaroi se nëse nuk duam që Irani të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit, atëherë fjalët nuk mjaftojnë.

“Çdo komb duhet t’i bëjë vetes pyetjen: ‘A duam të normalizojmë dëshirën e një kombi për të kontrolluar një rrugë ujore?’”.

Kjo ishte pyetja retorike e ngritur nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, gjatë konferencës për shtyp në Ambasadën e SHBA-së në Romë. “Dhe nëse përgjigjja është jo, duhet të jemi të përgatitur për më shumë sesa fjalë të forta”, shtoi Rubio.


Lajmi kryesor:

Sekretari amerikan i Shtetit takon Giorgia Melonin në Romë: Nuk diskutuam për tërheqjen e trupave nga Europa! Për Iranin presim përgjigje brenda ditës