Sekretariati i Komunitetit të Energjisë:
Marrëveshja, veprimi më i logjikshëm

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë përmes zv/drejtorit Dirk Buschle vlerësoi marrëveshjen e arritur mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ si veprimin më të logjikshëm të mundshëm.

"Në emër të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë si dhe në cilësinë time personale si ndërmjetësues i negociatave midis Shqipërisë dhe CEZ, kam nderin të prezantojë marrëveshjen e arritur ndërmjet të dyja palëve që kanë firmosur dje. Jam plotësisht i bindur se fillimi dhe përfundimi i këtyre negociatave bëhet për mbrojtjen e interesave më të mira të Shqipërisë dhe konsumatorëve të saj të energjisë elektrike", zv.drejtori i Sekretariatit te Komunitetit të Energjise, Dirk Buschle.

Sipas Buschle, vitet e neglizhencës në sektorin energjitik e kanë lënë sektorin shqiptar të energjisë në një pozitë shumë të vështirë, me pjesë të konsiderueshme energjie elektrike të papaguar, kompanitë shtetërore me vështirësi serioze financiare dhe me besim shumë të ulët nga investitorët. "Në një situatë të tillë zgjidhja e konfliktit me CEZ është veprimi më i logjikshëm i mundshëm. Procedurat e kushtueshme të arbitrazhit me një rezultat të paqartë do të kishin krijuar një periudhë të gjatë pasigurie dhe paqëndrueshmërie. Duke parandaluar reformat shumë urgjente e të nevojshme ai do ta kishte mbajtur peng të gjithë sektorin energjetik dhe do të kishte krijuar probleme shumë herë më të mëdha se ato që u zgjidhën nga marrëveshja e djeshme", nënvizon Buschle.

Nga bisedimet e shumta të mbajtura këto muaj, thotë Buschle, jam në dijeni se investitorët privatë dhe institucionet publike gjithashtu do të ishin më ngurrues për ti dhënë mbështetje një vendi me këto vështirësi të pambyllura financiare dhe ligjore. "Qëndrueshmëria si dhe reputacioni i mirë i sektorit energjetik në Shqipëri kishin nevojë të rivendoseshin si një hap i parë i domosdoshëm për ta ndryshuar situatën aktuale. Për këtë arsye Komuniteti I Energjisë e ka mbështetur aktivisht negociatat gjatë këtyre gjashtë muajve. Ai do të vazhdojë ta bëj një gjë të tillë përgjatë reformave të ardhshme të cilat tashmë mund të fillojnë. Unë jam shumë i lumtur që me përfundimin e këtyre negociatave Qeveria Shqiptare ka vendosur interesat afat-gjatë të vendit përpara dëshirave afatshkurtra për konfrontim ligjore", thuhet në deklaratën e zv/drejtorit të Sekretariatit te Komunitetit të Energjisë, Z.Dirk Buschle.  /ATSH/


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti