Sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Klinton pritet të vizitojë Kosovën në fillim të tetorit (4 tetor). Siç bëjnë të ditur mediat kosovare, Klinton do të jetë një ndër 400 të ftuarat nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, në një konferencë që do mbahet në Prishtinë për rolin e gruas. Vizitën në Kosovë, shefja e diplomacisë amerikane pritet ta shfrytëzojë për të inkurajuar dialogun Kosovë – Serbi.
Burime të mediave kosovare bëjnë të ditur se në këtë konferencë do të marrin pjesë disa nga gratë më të suksesshme të botës.
“Konferenca pritet të mbahet më 4 tetor, ndërkaq zonja Klinton është njëra ndër 400 mysafiret e ftuara. Ajo pritet të marrë pjesë në konferencë së bashku me gra lidere nga e gjithë bota, ambasadore dhe ministre të jashtme.”, ka thënë një zyrtar i lartë ndërkombëtar, për mediat kosovare.
Ndërkohë burime nga qeveria kosovare konfirmojnë se, së bashku me sekretaren Klinton, do të jetë edhe ish-sekretarja e shtetit, Madlene Ollbrajt. Vizita e Klintonit do të zhvillohet pak ditë pasi presidenti Obama do të mbledhë në një darkë diplomatë perëndimorë, ku janë të ftuar edhe presidentët e Kosovës dhe Serbisë. Nxitje për dialog presidentët e Serbisë dhe Kosovës pritet të marrin edhe në takimet që do të bëhen gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila do të fillojë gjithashtu javën e parë të tetorit.
Nga Brukseli gjithnjë e më tepër janë intensifikuar kërkesat për rifillim të dialogut. Këtë herë pritet që dialogu të përfshijë nivele të larta të udhëheqjes në Kosovë dhe Serbi.
(er.çi/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com