Sekreti i acidit glikolik kundër plakjes

Sekreti i acidit glikolik kundër plakjes
Acidi glikolik është mrekullia e kësaj stine, i cili me anë të molekulave të tij e kthen kohën prapa për lëkurën e fytyrës sonë. Ky është një acid eksfolues që përdoret në estetik dhe në dermatologji.

Për të shtresuar rrudhat, për të hequr njollat e stinës së verës dhe pranverës nga rrezet e larta të diellit, për të hequr aknet si dhe për të hidratuar dhe pastruar lëkurën në thellësi përdoret ky acid një herë në vit.

“Kjo është peridha e përshtatshme”, thotë estetistja Blerina Kaca, e cila thekson që kujdesi ndaj lëkurës tonë duhet maksimal në këtë periudhë. acidi glikolik

Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” ajo thotë “sidomos për personat që janë mbi 30 vjeç acidin glikolik mund ta përdorin për t`a hidratuar së brëndshmi lëkurën për dimrin dhe në këtë periudhë lëkura përgatitet për pranverën”.

Por, edhe për vajzat që janë mbi 20 vjeç duhet të përdoret ky acid. Sidomos për ato të cilat kanë problem me lëkurën në akne, në shfaqje të njollave dhe rrudhave të para. Blerina thotë se “Ka vajza që kanë shumë nevojë për këtë acid që kanë akne dhe pore shumë të hapura”.

Acidi glikolik përdoret gjerësisht dhe në dermatologji por edhe në estetik. Por, ka një ndryshim të madh për acidin glikolik që përdoret në dermatologji dhe atë që përdoret në estetik. Sipas estetistes “Në estetik përdoret nga vajzat dhe gratë që nuk kanë probleme të mëdha në lukurë”.

Ky ndryshim ndodh për faktin e përmasës së përqidjes që përdoret ky acid në estetik nga përqindja e përdorur në dermatologji.

Lëkurat që kanë shumë probleme në fytyrë me akne, njolla apo rrudha shumë të thella përdoret një përqindje më e lartë e acidit glikolik dhe “kjo lëkurë trajtohet vetëm në dermatologji”, thotë estetistja Kaca.

Lëkura që nuk është dëmtuar shumë nga dielli, ka njolla të vogla apo rrudha të lehta që mund të trajtohen në estetik. Sepse në estetik thotë Blerina “ka një përqidje më të vogël acid glikolik”.

Për të rinovuar lëkurën tonë kjo është periudha e përshtatshme për të gjithë ne. ky acid dhe mrekullia eskfoluese e tij në lekurën tonë mbyll poret shumë të hapura duke u marrë me epidermën dhe dermën për të hapur qelizat e reja. Të gjithë ne e kemi të nevojshme ta përdorim një herë në vit.

Edhe lëkurat që janë të pastra duhet të trajtohen një herë në vit me acidin pasi gjatë vitit ato mund të kenë përftuar ndonjë rrudhë të lehtë. Por edhe meshkujt mund ta përdorin këtë acid për të rigjeneruar lëkurën duke e bërë lëkurën e fytyrës së tyre më të butë.

Edhe pse natyra e tyre është indiferente ndaj kujdesit të lëkurës, ata këshillohen nga estetistja Blerina për ta trajtuar lëkurën e tyre.
 
Procesi i përdorimit të acidit glikolik në estetik

Acidi glikolik nuk pranon në lëkurë para përdorimit të tij të një qumështi dhe toniku që nuk kanë në përmbajtje të tyre një përqindje të vogël të acidit.

Pas vendosjes së qumështit dhe tonikut vendoset në lëkurën e fytyrës sonë një xhel që e përgatit fytyrës për të vendosur më pas acidin glikolik.

Në seancën e parë duhet ta përgatisim lëkurën me pak përqindje të acidit dhe më pas rritet përqidja e acidit në seancat e tjera.

Acidi glikolik është në formë të lëngshme. Ai qëndron rreth 15 minuta në fytyrën e klientes
 
Në rast se që në seancën e parë fytyra skuqet shumë ne e tamponojmë fytyrën me ujë dhe acidi nuk vepron.

Për gjithë ata që janë trajtuar me acidin glikolik, në shtëpi duhet të përdorin një krem hidratues për ditën dhe një hidratues për natën. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)