PRISHTINE - Kreu i ekipit special të EULEX-it, që heton akuzat e avokatit zviceran Dik Martit, Xhon Uilliamson ka folur për herë të parë në lidhje me hetimet. Ai tha se “të gjitha dëshmitë për këtë rast janë duke u hetuar dhe analizuar, por nuk do të bëhen akoma publike. Natyra e këtij hetimi është aq sekret sa që ne do të bëjmë gjithçka prapa dyerve. Asnjë nga hetuesit nuk është i autorizuar të japë informacione deri ku kanë shkuar hetimet”, tha ai.
Uilliamson tha gjithashtu se “është duke u analizuar çdo detaj në lidhje me këtë rast dhe për këtë, ka shtuar ai, hetimet janë duke u kryer në një vend me seli në Bruksel, ku edhe janë marrë një sërë masash që ekipi të sigurohet se nuk do të cenohet asnjë dëshmi për rastin.

Uilliamson tha veç të tjerash se raporti i Dik Martit paraqet një “re të zezë në rajon” dhe se “ka dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

(b.a/shqiptarja.com)