Emri i Rajmonda Bulkut është përmendur gjithnjë në listën e femrave më të bukura shqiptare. Por aktorja 57-vjecare ka fituar disa kilogramë më tepër me kalimin e viteve,  të cilët vetëm së fundmi duket se i ka rrëzuar tërësisht.

Do të ishte dalja e saj në skenën e Teatrit Kombëtar me komedinë “Tartufi”, ajo që do të mahniste publikun, pasi Rajmonda u shfaq në ‘superformë’. Të tilla reagime ka shkaktuar Bulku edhe pasi u fotografua mbrëmjen e djeshme në një nga eventet që u organizuan në kryeqytet.

Edhe pse shumë aludime janë ngritur mbi arsyet e rënies së papritur në peshë të aktores, sipas revistës ‘Bordo’, miq të aktores kanë zbuluar se  ka arritur të zbulojë se cila ka qenë arsyeja e vërtetë.

Shkak i rënies në peshë ka qenë ndjekja e një diete. Bëhet fjalë për dietën e famshme Dukan, të cilën aktorja e ka zbatuar me rigorozitet, duke arritur brenda një kohë të shkurtër rezultate të hatshme.
rajmonda bulku
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)