Skandali për vjedhjen tronditëse të parave brenda një strukture apo objekti të vetë Bankës së Shqipërisë, natyrshëm ka gjetur jehonë të gjerë të opinionit publik brenda dfhe jashtë vendit. Natyrshëm, përderisa ky institucion është i parashikuar nga Kushtetuta si “Banka Qendrore e shtetit” dhe “ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, të zbatimit të pavarur të politikës monetare dhe të mbajtjes e të administrimit të rezervave valutore të Republikës së Shqipërisë”. Tonet e forta të kësaj jehone, që ndjehen sidomos te pasqyrimet e skandalit në hapësirave mediatike, më së shumti po përqendrohen te pyetja: Përse Auditi i Bankës së Shqipërisë nuk funksionoi për 4 vite rresht. Një pyetje kjo që e kërkon përgjigjen veçanërisht te shpërfillja e procedurave strikte në ushtrimin e kontrolleve brendapërbrenda bankës dhe te statusi i Auditit në konflikt interesi me vetë Institucionin ku përfshihet administrativisht.
Në këto valë rezonojnë gjithnjë e më shumë edhe zëra, për të shprehur sigurinë se asgjë nuk mund ta shpëtojë nga kjo vjedhje Guvernatorin Fullani. Njëherazi, për të shfrehur edhe pakënaqësinë ndaj heshtjes së tij që mënjanon ballafaqimin me publikun, përkatësisht me mediat, mbi detaje dhe komente rreth këtij skandali, duke vetpretenduar se nuk mund të mbajë pozicion të hapur për një çështje që përbën ‘sekret shtetëror’. Në kushtet e paraqitjes shumë të kufizuar deri tani të një dosjeje që ka zgjuar interes shoqëror të gjerë, megjithatë nuk mund dhe nuk ka pse të mos u lihet vend komenteve mediatike.
Si ky i sotmi në ‘Shqiptarja.com’. Sigurisht, jo për të tentuar justifikimin e zhveshjes nga të gjitha detyrimet zyrtare të një personi që ushtron funksione të rëndësishme kushtetuese dhe teknike, por për të shpjeguar që ndonjëherë zelli i tepruar i vënies në dukje apo i marrjes dhenë sa më shpejt, përpara kohe, të çdo detaji që mund të përbënte provë të arsyeshme për përcaktimin e fajësive të hamendësuara, ndoshta nuk do t’i shërbente nevojës së zbardhjes më të plotë dhe të qartë të disa të vërtetave të shëmtuara, të përbuzshme. Përkundrazi, mund të pengonte përmbushjen e asaj nevoje, që në rastin e fundit tashmë i është nënshtruar një procesi hetimor të dyfishtë, tek e mbramja me iniciimin dhe kërkesën e strukturave drejtuese të vetë Bankës së Shqipërisë.
Në shfletim të dokumenteve ligjore për organizimin dhe funksionimin e këtij institucioni kushtetues njihesh edhe me mundësinë e marrjes së masave dhe prodhimin e shkresave, që duhet të mos i përgjigjen një transparence të gjerë, por që mbajnë rast pas rasti shënimet: ‘Tepër sekret’, ‘Sekret’, ‘Konfidencial’ dhe ‘I kufizuar’, si nivele të regjimit juridik të sekretit shtetëror. Në vendin tonë, ky regjim rregullohet me ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar ‘sekret shtetëror’” (i ndryshuar), te i cili përcaktohen rregulla për klasifikimin, përdorimin, ruajtjen dhe deklasifikimin e sekretit shtetëror, si një disponim ekskluziv i shtetit, bazuar në një qëllim madhor (neni 3 i ligjit).
Ndërkohë, dy elementët proceduralë kulmorë – klasifikimi i informacionit dhe deklasifikimi i tij – janë insrtrumentë që vendosin balancën midis sigurisë kombëtare dhe lirisë së shprehjes, me të cilën kuptohet edhe e drejta për informim, kur këta instrumentë konkurrojnë për nga ruajtja dhe përdorimi i sekretit shtetëror. Kjo është kërkesë e domosdoshme e këtij lloj regjimi në përgjithësi, prandaj nëse i hidhet një sy edhe legjislacionit të shteteve të tjera në këtë drejtim do të vihet re që ndryshimi me ligjin tonë qëndron vetëm te numri i ndryshëm i niveleve të klasifikimit.
Megjithatë, për të pasur një proces transparent dhe për të krijuar besueshmërinë e publikut ndaj niveleve të klasifikimit, ekspertë të fushës mendojnë që do të ishte e nevojshme të jepeshin edhe arsye justifikuese për klasifikimin e aplikuar, çka mungon në ligj. Kjo vërejtje është logjike, përderisa në nenin 16 të tij përcaktohen edhe rastet e përjashtimit nga deklasifikimi, sikurse parashikohen në nenin 10 edhe raste të ndalimit të klasifikmit. Dhe, pavarisht se ligji vendos kritere për deklasifikimin e sekretit shtetëror, publikimi i informacionit për këtë lloj sekreti mund të diktohet nga interesa shtetërorë më me peshë se sa nevoja për ta mbajtur atë të klasifikuar.
Por, edhe nëse ky përjashtim mban parasysh parimet e gjithëpranuara të balancës ndërmjet sigurisë kombvëtare dhe lirisë së shprehjes apo të drejtës për të dhënë dhe marrë informacion, problematik mbetet mosdeklasifikimi i informacionit, kur kemi ekspozim të paautorizuar të një informacioni identik, të ngjashëm apo edhe pjesë të caktuar ose të veçantë të një çështjeje të paraqitur serioze me publikimin e një fakti nga vetë organi përgjegjës, siç është rasti i skandalit të vjedhjes së shumave të konsiderueshme në Magazinat e Vlerës të Bankës së Shqipërisë.
Për rastin në fjalë, vetë fillimi i hetimeve penale, nëpërmjet kallëzimit të Bankës, nuk duket të ketë prej saj një mungesë të plotë vullneti për dhënien e aksesit në informacion. Ajo që ka shkaktuar këto ditë një furtunë akuzash mediatike është barriera që i bën Guvernatori Fullani interesimit të publikut për t’u njohur me identitetin e disa zhvillimeve që çuan në shpërthimin e këtij skandali dhe jo vetëm të përgjegjësive të dy personave tashmë të arrestuar. Mirëpo, ndonëse parimisht informacioni themelor për t’u aksesuar nga publiku dhe media nuk duhet të hasë në pengesa, faktikisht ligji ynë mbi klasifikin e sekretit shtetëror frenon lirinë e tyre për të bërë të njohura kohë e pa kohë të gjitha të dhënat, që prekin në fund të fundit interesa më të gjera, deri edhe ato të vet shoqërisë në tërësi.
Këto kufizime të lirisë së shprehjes apo të së drejtës për të marrë dhe dhënë informacion gjenden të justifikuara edhe në paragrafin 2 të nenit 19 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore, kur theksohet, se: “Ushtrimi i këtyre lirive, që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara nga ligji dhe që, në një shoqëri demokratike, përbëjnë masa të nevojshme...” për një sërë garancish, ndërmjet të cilave edhe ato për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të parandaluar autoritetin dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
Tani le t’i hedhim një sy, qoftë edhe shkarazi, autoritetit deklasifikues të prokurorisë, si organ i hetimit edhe për çështjen e vjedhjes në Thesarin e Banksës së Shqipërisë. Megjithëse zyrtarët e lartë shtetërorë, nëpunësit publikë dhe të ngarkuarit me shërbime publike ligjërisht janë të detyruar të mos dëshmojnë për faktet që përbëjnë sekret shtetëror, tek e fundit ata obligohen të dëshmojnë për këto fakte, nëse janë thelbësore për çështjen dhe nëse organi kompetent shtetëror nuk ka lëshuar konfirmimin me shkrim brenda 30 ditëve nga njoftimi për këtë qëllim i bërë me shkrim prej Prokurorisë.
Kodi i Procedurës Penale parashikon, gjithashtu, se të dhënat dhe dokumentet e përcaktuara nga organi i hetimit, si të atilla që kanë lidhje të drejtpërdrejtë apo indirekte me çështjen dhe që me anë të tyre është synuar përmbysja e rendit kushtetues, sigurisht që përjashtohen nga klasifikimi si ‘sekret shtetëror’. Madje, edhe nëse nuk pranohet përjashtimi i këtij lloj sekreti për zbardhjen e së vërtetës për çfarë ka ndodhur vitet e fundit në degën e Thesarit të Bankës Qendrore të shtetit, Prokuroria nuk do të humbte kohë thjesht për të marrë mundimin që t’i kujtonte organit kompetent të drejtën ekzkluzive që ajo ka për akses në këto të dhëna.
Por, edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, doemos që i di këto të drejta dhe nuk mund t’i shmanget me asnjë pretendim zhvillimit të hetimit penal. Ajo që i bën ndaj tij këmbëngulëse media të caktuara apo edhe rrethe të politikës, siç duket ka të bëjë me pikpëpyetjen nëse ai është aq konseguent në trajtimin e zbulimit të të gjithë çështjes dhe të përgjegjësive që lidhen me ‘të, aq sa të shuajë kureshtjen e një publiku të gjerë me informacione të hollësishme të dala nga hetimi administrativ i strukturave të Bankës. Veçse, për një rast të tillë, ashtu si edhe për çdo rast tjetër të ngjashëm, Kodi i Procedurave Administrative nuk bën rregullime specifike për zhvillimin e mëtejshëm të hetimit administrativ.
Megjithatë, organet drejtuese dhe funksionale të një organi shtetëror (në rastin e skandalit financiar, ato të Bankës së Shqipërisë) do t’u duhet që të hartojnë raporte mbi rezultatet gjatë zhvillimit të hetimeve sekrete administrative për të marrë, veç të tjerash, edhe një vendim nëse informacioni i klasifikuar nuk do të zhvishet prej misterit dhe prandaj nuk mund të nxirret ai në shesh të grumbullimit të informacineve që u interesojnë sidomos mediave. Pra, pavarësisht kërkesave insistuese së këtyre të fundit, për t’u njohur me të dhëna dhe dokumente ende të pazbuluara, organi që i disponon dhe i vlerëson si organe të klasifikuara ka të drejtën e refuzimit të aksesit në ‘to.
Sidoqoftë, edhe në këto kushte të vendosjes së kuadrit ligjor aktual nuk zbehet dhe as nuk bie në harresë interesi publik për një çeshtje si kjo e skandalit në strukturat dhe objektet e administruara nga Banka e Shqipërisë. Nxitimet mediatike deri në irritim nga heshtja e mjediseve zyrtare të saj, vështirë se do të impononin zbardhjen më të shpejtë të dosjes. Pra, nëse nuk del diçka nga prokurorët që e kanë atë mbi skrivanitë e tyre, mbase nevojitet durimi për të pritur që çështja të ketë mbërritur në dyert e gjykatës. Ndonëse, edhe pse në nenin 6 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore kërkohet që seancat gjyqësore të zhvillohen të hapura, ndonjëherë prania në sallë mund t’u ndalohet mediave dhe publikut gjatë gjithë procesit ose në një pjesë të tij, në interes të sigurimit njëkohësisht të një sërë garancish të tjera të rëndësishme.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com