TIRANE - Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, policia e Tiranës arrestoi kreun e shoqatës “Jetimët në Fokus”, Maksim Liço, i cili i kërkoi favore seksuale një të mituri në këmbim të statusit të jetimit dhe anëtarësimit në shoqatë.
A1Report ka mësuar se 55-vjeçari i martuar me dy fëmijë, prej një viti ushtronte aktivitetin me shoqatën e tij në një ambient me qira në “Rrugën e Durrësit” në kryeqytetet, zyrat e të cilit tashmë janë vënë nën sekuestron e Prokurorisë. Po ashtu në dorën e organit të akuzës janë edhe bisedat telefonike dhe pamjet filmike të përgjuara nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, që kapën “mat” Maksim Licon duke i kërkuar një jetimi 16-vjeçar të kryejë marrëdhënie seksuale me të në këmbim edhe të parave.

(Në foto: Zyra e Shoqatës "Jetimët në Fokus" )
Ndaj kreut të shoqatës “Jetimët në Fokus” ka nisur procedimi penal, ndërsa Prokuroria ka sekuestruar dhe pamjet filmike në godinën ku është dhe selia e shoqatës, për të parë aktivitetin në këtë shoqatë dhe hyrje-daljet, pasi pamjet filmike do të përdoren dhe si provë në procesin gjyqësor ndaj tij.
Procesi hetimor dhe prangosja e 54-vjeçarit erdhi fill pas transmetimit të përgjimeve dhe filmimeve në emisionin investigativ, ku nga komunikimi në Facebook dhe me telefon, drejtuesi i shoqatës kërkon favore seksuale në këmbim të strehimit të një jetimi të mitur 16-vjeçar.
Skandali me shoqatat në ndihmë të fëmijëve, ku më pas të miturit në nevojë abuzohen fizikisht e seksualisht prej kohësh është kthyer në një shqetësim dhe për agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri, ku nuk kanë munguar dhe dënimet për pedofili e ngacmime seksuale. Pak vite më parë David Braun, drejtuesi anglez i qendrës “Fëmijët e tij” u dënua pikërisht për abuzim seksual ndaj të miturve në këtë qendër.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Kreu i shoqatës kërkon seks me jetimin 17-vjeçar