Seks online në chat, kapen
6 vajza e tutorja në Tiranë

TIRANË-Një rrjet vajzash që ushtronin prostitucion online është shkatërruar nga Policia e Tiranës.

Policia e Tiranës arrestoi 6 vajza si dhe tutoren tek 'Komuna e Parisit' ku ndodhej dhe apartamenti ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm.
 
Operacioni “Chat Online 2” përfundoi me arrestimin e 6 grave dhe ndjekjen në gjendje të lirë të 3 të tjerave. Tutorja L.B do akuzohet për "Prostitucion", “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe "Fshehja e të ardhurave”. 
 
1. L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180)
2. J. H., 19 vjeçe (Neni 113)
3. E. T., 18 vjeçe (Neni 113)
4. K. A., 32 vjeçe (Neni 113)
5. I. U., 22 vjeçe (Neni 113)
6. E. A., 22 vjeçe (Neni 113)
 
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset:
 
1. Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113)
2. E. L, 24 vjeçe (Neni 113)
3. K. M., 23 vjeçe (Neni 113)
 
Shtetasja me iniciale L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e saj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
 
- 7 njësi kompjuteri
- 7 ekrane kompjuteri
- 7 kamera për komunikime video online.

[gallery]22702[/gallery]
Por si arrinte 34-vjeçarja të punësonte vajzat e reja? 
Karremi ishte një njoftim në gazetë. “Punësojmë vajza me pagën 800 deri në 1 200 euro”. Kjo pagë joshëse bënte që shumë vajza të interesoheshin për punën e shumëpaguar.
Kriter mosha 18-30 vjeç.

Vajzat e interesuara më pas takoheshin me një femër 34-vjecare, me inicialet L.B e cila i punësonte dhe u tregonte se cfarë duhet të bënin.

Pasi vajzat merrnin në telefon, ishte L.B, e cila i ftonte për intervistë në apartamentin e saj vajzat. Pikërisht në këto moment ajo u shpjegonte atyre punën që duhet të kryenin.

Burime nga policia bëjnë me dije se fillimisht vajzat hezitonin, por ishte L.B që i bindte kundrejt pagesave të mëdha. Pasi fillonin punë në chat online, vajzat flisnin me klientë nga jashtë Shqipërisë, të cilët kërkonin shërbime nga të rejat. Për këto shërbime klientët online paguanin 20-30 euro ora, ku lekët ndaheshin mes tutores dhe vajzave.

Kur ndonjëra prej vajzave kërkonte të largohej, atëherë tutorja i kërcënonte se do ti publikonte videon. Policia ka arrestuar në flagrancë 5 prej vajzave të cilat duke përdorur kamera dhe kompjutera, ishin duke folur me klientë në një apartament te Komuna e Parisit, që ishte në pronësi të turores L.B.

Operacioni “Chat Online 2” përfundoi me arrestimin e 6 grave dhe ndjekjen në gjendje të lirë të 3 të tjerave. Tutorja L.B do akuzohet për "Prostitucion", “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe "Fshehja e të ardhurave”. Pak muaj më parë Policia ka arrestuar një tjetër grup, i ili gjithashtu përdorte chatin online për të ushtruar prostitucion.

Videot perdoreshin si shantazh
Disa e bënin me dëshirë, disa mashtroheshin dhe kur donin të tërhiqeshin videot shërbenin si kërcënim e shantazh ndaj tyre.
Vajzat detyroheshin nga tutorja që të ushtronin prostitucion online.
Pak muaj më parë Policia ka arrestuar një tjetër grup, i cili gjithashtu përdorte chatin online për të ushtruar prostitucion.

Faqe interneti ku vajzat reklamoheshin
Pasi kontaktonin ne telefon bënin një interviste pune ku gradualisht vajzat instruktoheshin për të kryer sex online. Ky grup kishte hapur një faqe në internet ku personat që kontaktonin fillimisht duhet të bënin një pagesë me kartë krediti e më pas gjatë bisedës vajzat plotësonin kërkesat e tyre duke kryer veprime me lodra seksuale. Klientët ishin të huaj dhe shqiptare. Policia ka dyshime se ky aktivitet ka rreth 9 muaj që vijon punën.
Burime nga policia thonë se operacioni është në vijim dje po mbahen në vëzhgim dhe disa faqe të tjera që dyshohet se aktivitetin e kryejnë në Shqipëri. 

Po sot nje tjeter baze prostitucioni eshte zbuluar ne Tirane.

Prostitucion në hotelet e Tiranës arrestohet tutorja parukiere
Goditet rrjeti i prostitucionit në kryeqytet, arrestohet tutorja dhe tre persona të tjerë. Tutorja T.Th është me profesion parukiere dhe ka një sallon bukurie në zonën e Komunës së Parisit. Në sallon ajo u ofronte vajzave shërbime estetike që nga lyerja e flokëve, maskat, stilimet, etj ndërsa në këmbim nuk u merrte para. 
 
Pas disa shërbimeve të tilla, kur fatura rritej pronarja bënte presion që vajzat të paguanin dhe në rast se ato nuk i kishin këto para ajo u ofronte të kryenin marrëdhënie seksuale me miqtë e saj.

Redaksia Online
d.b/Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit